Me 23.08.2019 në ora 22.40 në rrugën magjistrale Strumicë-Fshati i Ri, në udhëkryqin për në fshatin Zubovo dhe fshatin Fshati i Ri, ka ndodhur një aksident midis veturës “audi a6” me targa nga Strumica, e drejtuar nga A.J.(51) nga Fshati i Ri dhe veturës së tipit “opel zafira” me targa nga Strumica e drejtuar nga K.K.(54) nga fshati Zubovo, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar K.K dhe A.J. personave iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin në Strumicë. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Strumicë.
Author: Hamdi Kumanova
Me 22.08.2019 në ora 23.30 në SPB Ohër është arrestuar K.H.(22) nga Ohri për shkak të së cilës gjatë kontrollit në rrugën Korpusi i 15, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 23.08.2019 në ora 05.15 në SPB Strumicë është arrestuar D.Gj.(23) nga fshati Kuklish, për të cilin është shpallur fletarrest nga Burgu në Prilep, transmeton Almakos. Personi është dërguar në burgun e Prilepit.
Policia e Kosovës njofton se në fshatin Llapnasellë të Prishtinës një person derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, nga pakujdesia e kishte humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Siç njoftojnë nga MPB, më 21 gusht, Byroja për Siguri Publike – Departamenti për zbulimin e krimit të organizuar dhe serioz së bashku me zyrtarët policorë të shërbimin gjerman dhe zyrtarët e njësisë për luftën kundër drugës në Hamburg, kanë arrestuar shtetasin gjerman 55 vjeçarin R.V.L, anëtar i një grupi ndërkombëtar kriminal. Shtetasi gjerman është kërkuar me flattarrest ndërkombëtar të Itnerpolit për shkak të blerjes së 700 kilogramëve kokainë nga Amerika Jugore në Hamburg. Nga MPB thonë se nga hetimi është vërtetuar se para se të arrestohet, shtetasi gjerman disa muaj ka qenë në territorin e Maqedonisë me identitet të…
Me temë “Komunikimet strategjike dhe integrimet euroatlantike: Implikime për vendet e Ballkanit Perëndimor”, që sot po mbahet në Ohër, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Kejt Mari Bërns theksoi se vetë organizimi dhe mbajtja e forumit në Ohër e demonstron gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut aktivisht të kontribuojë në në sigurinë bashkëpunuese, si edhe në procesin për integrim në institucionet e Evropës Perëndimore, veçanërisht në NATO. “Shteti arriti në tentimet që të zgjidhen çështjet shumëvjeçare me fqinjët, i zbaton reformat e nevojshme, i zhvillin institucionet edhe atë jo vetëm për shkak të anëtarësimit në BE dhe NATO, por edhe…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot mohoi përfshirjen e tij në rastin ‘Haraçi’ dhe kërkoi nga ‘Republika’ ta heq ‘gënjeshtrën’ në të kundërtën do të padisë. “Kërkoj menjëherë nga ‘Republika’ ta heq gënjshtrën se jam i përfshirë në rastin ‘Haraçi’ dhe të kërkojë falje për titullin që nuk ka lidhje me tekstin brenda. Në të kundërtën, për herë të parë në jetë do të padis. Nuk do të lejoj propaganda të me vendos në rast që nuk kam asnjë ndërlidhje”, deklaron Dimitrov. Ai theksoi se pret propagandë por përgjigja e tij gjithmonë do të jetë e dinjitetshme. “Pres…
Aleanca për Shqiptarët shprehë shqetësimin e sajë për mungesën e informacionit nga ana e MPB-së lidhur me rastin e veturës së inspektorit me të cilën transportoheshin lëndë narkotike. Edhe pas më shumë se një javë organet kompetente nuk japin sqarime se cilat masa ligjore janë ndërmarrë nga ana e kontrollit të brendshëm pranë MPB-së lidhur me rastin e lartpërmendur. Kush është inspektori vetura e të cilët është përdorur për transport dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe cilat masa janë ndërmarrë ndaj tij si pjesëtar i MPB-së? Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka dënuar rastet e këtilla dhe ka kërkuar përgjegjësi…
Një person emigrant nga Bagladeshi ka vdekur, katër emigrantë janë lënduar rëndë, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar më lehtë, në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në orën 19,40 në autostradën Demir Kapi-Negotinë mes një makine të tipit “fosfagen fejtin” me targa t. Shkupit, automjet transportues me rimorkio të tipit “skania” me targa të Kavadarit, të drejtuar nga L.D (61) nga Kavadari dhe një makine e tipit “adria matriks” me targa të Serbisë, të drejtuar nga S.Ç. (52) nga Republika e Serbisë. MPB sot bëri të ditur se pas aksidentit shoferi i automjetit “folsfagen fejton”, në të cilin janë transportuar…
Qëllimi ynë nuk është vetëm të jemi anëtare nominale, por anëtare e cila do të kujdeset edhe për sfidat më të gjera të sigurisë dhe aktivisht do ta mbështesë sigurinë globale…Pas ftesës për anëtarësim në Aleancë vendi në mënyrë të padiskutueshme hyri në ujërat më të qeta, por jemi larg nga ajo që të konfirmojmë se sfidat janë pas nesh. Terrorizmi, ekstremizmi fetar, emigrimi ilegal, sulmet kibernetike, lufërat hibride nuk do të zhduken. Jemi të vetëdijshëm se mënyra më efikase për ballafaqim me të a.q. kërcënime jotradicionale të sigurisë që janë lartë në agjendën e NATO-s, është përballja e përbashkët…
Kryeministri Zoran Zaev me aktpadi do të vërtetojë se nuk është i përfshirë në rastin ‘Haraçi’ ndërsa aktpadia do të përfshijë mediat që shkruajnë se Zaev është i përfshirë këtë aferë. Zaev kërkon nga prokurorja Vilma Ruskovska nëse dokumentet që u publikuan nga PTHP janë të sakta. “I bëj thirrje prokurores publike të vërtetojë vërtetësinë e procesvervalit. Nuk është e saktë. Unë hudha poshtë përfshirjen time me Boki 13 në lidhje me rastin ‘Haraçi’”, deklaroi Zaev. Ai tha se procesverbali është publikuar vetëm në një faqe dhe më pastaj është ritreguar. “Nëse gazetarët bëjnë manipulime, ka përgjegjësi. I bëj thirrje…
Alsat mëson se Ibrahim Dehari do të jetë ministër i ri për Investime të huaja. Dehari është kuadër i BDI-së ndërsa në këtë post kalon pas shkarkimi të Zoran Shapuriq. Deari vjen nga fshati Gajre i Tetovës, është biznesmen dhe ligjërues në Universitetin e Tetovës. Tashmë janë dorëzuar në Kuvend emrat e ministrave dhe zv.ministrave të rinj. Pas arkivimit të propozimeve nga ligjvënësi, ata duhet të procedohen dhe të vendosen në rend dite për t’u votuar në seancë plenare. Ashtu siç njoftoi Alsat ditë më parë, në postin e ministres së Financave është propozuar Nina Angellovska. Në postin e zv.ministres…

