Paraburgimi i kryeprokurores speciale Katica Janeva, si e dyshuara e tretë e rastit “Reket”, ka hapur debat në lidhje me funksionimin e mëtutjeshëm të Prokurorisë speciale publike (PSP), më saktë për pozitën e kryeprokurores së PSP-së dhe pezullimin e rasteve që hetohen nga kjo prokurori, transmeton Portalb.mk. Për shkak të këtij debati rreth vakuumit institucional, prokurorja Lile Stefanova mendon se PSP është në momente më të vështira që nga themelimi, prandaj kërkon nga faktorët politik në vend që me marrëveshje të sjellin Ligjin për PSP, që mos të ketë pezullim të proceseve. Rasti “Reket” është në procedurën e dorëzimit të…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot reagoi ndaj publikimeve në disa media të dokumenteve në rastin ‘Haraçi’ të marra në mënyrë ilegale. Prokuroria nuk do t’i komentojë informacionit duke potencuar se zbulimi i informacioneve nga persona të caktuar paraqet rrezik dhe se është vepër penale. “Me publikimin e dokumenteve të tilla shkel prezumimin e pafajësisë, rrezikon jetën e personave të përfshirë dhe vështirëson procedurën”, thuhet në njoftimin e prokurorisë duke shtuar se do të kërkohet përgjegjësi ndaj kryesve. Sipas prokurorisë, publikimi i këtyre dokumenteve është sensacion momental që nuk kontribuojnë në ndonjë qëllim. Nga…
Pas negociatave të shumta me Ministrinë e arsimit dhe shkencës , SASHK-u nën presionin e bordit udhëheqës solli vendim që viti shkollor mos të filloj më datën e paraparë 2 shtator por të shkohet në grevë. SASHK-u nuk pranon rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%. Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi u mundua që t bind udhëheqësin e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi, megjithatë SASHK qëndroi në vendimin e prerë për grevë. Ata kërkojnë që…
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka kritikuar pushtetin, duke nënvizuar se Prokuroria Speciale Publike është e komprometuar në thelb dhe sipas tij, vijon rënia e Qeverisë. Në një status në rrjetin social fejsbuk, Janushev ka theksuar se cilat janë hapat e mëtejshëm që duhet t’I ndërmarrë Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente. Në postimin e tij mes tjerash theksohet: “Nuk do të lejohet që një zhvatës si Katica të zëvendësohet me një fëmijë të ri, poashtu shërbëtor të Zaevit. Kjo nuk do të kalojë, pajtohuni, PSP është e kompromentuar deri në palcë. Tashmë e dimë, po bie Qeveria”- thuhet…
Britania e Madhe e mbështet integrimin euro-atlantik të Maqedonisë Veriore dhe shpreson se Këshilli Evropian në tetor do t’i japë vendit një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kështu deklaroi ambasadorja britanike në Shkup Rachel Galloway në një intervistë për MIA. Ajo gjithashtu flet për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe nevojën për reformë në drejtësi dhe miratimin e një ligji të ri për Prokurorin publike nga këndvështrimi i integrimit euro-atlantik. Diplomatja britanike ka theksuar se shteti që përfaqëson ajo do të vazhdoj ta ndihmoj Maqedoninë me një numër të madhë projektesh në fushën e arsimit dhe…
Biznesmeni Orce Kamçev si njëri nga protagonistët kryesor në rastin “Reket” nuk është në Maqedoninë e Veriut. Së fundi janë shtuar spekulime nga portale të ndryshme për vendndodhjen e tij. Portali bullgar Afera.bg ka shkruar se ai gjendet në Bullgari. “Shërbimet bullgare të sigurisë a e dijnë që Kamçev po bën pushime në jaht në brigjet e detit në Varna”, pyet portali bullgar. Sipas aferës “Reket”, oligarku Kamçev, që është në hetime për pastrim parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pjesëmarrës ka qenë i zhvatur nga dy persona, shoumeni Boki 13 dhe biznesmeni Zoran Kiçeec, të cilët i kishin kërkuar…
Me 24.08.2019 në ora 00.05 në bazë të urdhrit gjyqësor në rrugën “18 nëntori” në Gostivar, zyrtarët policor e kanë arrestuar I.J.(29) nga Gostivari për mbajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. I.J. është arrestuar dhe dërguar në burg.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër K.V.(46) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrave zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. E paditura, ish përmbarues i emëruar për rajonin e Gjykatave Themelore në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë, me seli në Kumanovë, në periudhën nga 27.12.2018 deri me 31.12.2018, dy herë e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet. Herën e parë gjatë pranimit të Vendimit nga 26.12.2018, të dërguar nga Oda e përmbaruesve të RMV, për ndalesën e përkohshme të kryerjes së punës-suspendim, ajo me 27.12.2018 nga një llogari e veçantë…
Petre Shilegov, kryetari i qytetit të Shkupit informoi se qyteti i Shkupit nuk ka mjete për ndërtimin e projektit bashkëkohor “Tramvaj”, transmeton Portalb.mk. “Qyteti, fatkeqësisht, me mjetet buxhetore që i ka, nuk mundet vet ta kryejë. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes që kam me kryeministrin , pres që Qeveria do të ndihmon financimin e transportit publik”, deklaroi Shilegov. Qyteti i Shkupit vazhdon të pret paratë nga Qeveria për të filluar me projektin e tramvajit. Në bashkëpunim me qytetin e Zagrebit, po punohet për çështjet teknike në ndërtimin e fazës së parë të tramvajit nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov.…
Prokurorja e dorëhequr speciale, Katica Janeva është në gjendje të rëndë shëndetësore në Shutkë, pas ndalimit të saj para dy ditësh. Sipas portalit “Skopje1.mk”, ajo nuk ka qenë mirë që para se të kapet ng policia. Ajo në kontinuitet pranon ilace për qetësim dhe kundër depresionit. Ndërsa problem tjetër është edhe tensioni i gjakut. Ajo vazhdimisht është nën mbikqyrjen dhe kontrollet e mjekut. Janeva dyshohet në rastin “Reket”për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara. Djali i saj filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare deri kur vdiq pas pesë vjetësh.
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri edhe zyrtarisht i është bashkuar Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Në ceremonin që po mbahet në Qendrën e Kulturës në qytetin e Mitrovicës, është duke marrë pjesë edhe kreu i partisë në të cilën po kalon Bahtiri, Albin Kurti, shkruan lajmi.net. Në fjalimin e tij, Bahtiri ka folur duke treguar se sa shumë e do kryetarin e VV-së, duke u shprehur se atë e ka mik të zemrës. Po ashtu, ka falënderuar aktivistët e AKR-së për mbështetjen e dhënë gjatë kohës që ishte në këtë subjekt. Bahtiri pati edhe disa fjalë për…

