SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër K.V.(46) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrave zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos.
E paditura, ish përmbarues i emëruar për rajonin e Gjykatave Themelore në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë, me seli në Kumanovë, në periudhën nga 27.12.2018 deri me 31.12.2018, dy herë e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet.
Herën e parë gjatë pranimit të Vendimit nga 26.12.2018, të dërguar nga Oda e përmbaruesve të RMV, për ndalesën e përkohshme të kryerjes së punës-suspendim, ajo me 27.12.2018 nga një llogari e veçantë në bankë ka hedhur 130.000 denar në llogarinë e saj të rregullt në bankë, pa arsyetim paraprak se në cilën bazë janë hedhur këto mjete.
Me 31.12.2018, e paditura në mënyrën e njëjtë ka hedhur edhe 8000 denar ose gjithsejtë 138.000 denar dhe për atë shumë i ka dëmtuar personat që në bazë të ndryshme i kanë marr këto mjete në llogari të veçantë dhe për cilën shumë është dashur të paguhen nga e paditura. /Almakos/



