Author: Hamdi Kumanova

Zëvendës Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara , dje e dorëzoi dokumentin zyrtar për ratifikimin e protokollit për pranimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO. “Me këtë, procedura e ratifikimit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Gjermani ka përfunduar”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Ambasada gjermane në Shkup. Bundestagu gjerman ratifikoi protokollin e pranimit në NATO në 6 qershor të këtij viti./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pentagoni, përkatësisht Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.-së, në vitin 2018, dërgoi ekipe ekspertësh të sigurisë kibernetike (ekipe të Komandës Cyber) në tre shtete – Ukrainë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut – shkruan “Uashington post” (Washington Post). Sipas gazetës amerikane, ekipet kanë hytë me lejen e qeverive në ato vende dhe kanë operuar “brenda rrjeteve të tyre për ta gjetur softuerin e rrezikshëm që Rusia e ka futur në sistemet e tyre gjoja të sigurta”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk “Hasëm në thesar të vërtetë. Ajo që na befasoi ishte se sa arrogant kishin qenë. Aktivitetet e tyre kishin depërtuar shumë thellë”, deklaroi një zyrtar…

Lexo më Shumë

Prokurorja në Prokurorinë Publike Speciale, Lile Stefanova, pasi që kërkoi shtyrjen e seancës për rastin “Titanik” për shkak se i duhet kohë të deklarohet për kërkesën e palës mbrojtëse, e pyetur se a distancohet tash nga Katica Janeva, Stefanova shkurt u përgjigjë se as nuk i është afruar Janevës dhe se që nga fillimi është distancuar nga ajo.

Lexo më Shumë

Me 22.08.2019 në periudhën nga ora 20.00 deri në ora 21.00, në Stacionin Policor në Gostivar është arrestuar Sh.D.(49) nga Gostivari pas një kontrolli paraprak të kryer nga zyrtarët policor në shtëpinë në rrugën “Mara Ugrinoska” në pronësi të Sh.D., me urdhrin e gjykatësit me procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit është gjetur heroinë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 21.08.2019 në ora 21.20 nga zyrtarët policor të SPB Shkup në parkun në Gazi Babë janë arrestuar F.K.(21) nga Shkupi dhe E.A.(23) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Dytë janë arrestuar në Stacionin Policor në Gazi Babë dhe pas zbardhjes së rastit do të pasoje padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 22.08.2019 në ora 17.30 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” në hyrje të RMV, gjatë kontrollit të pasaportës dhe evidencës operative është konstatuar se B.Z.(24) nga Republika e Serbisë evidentohet me masën A-arresto, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 22.08.2019 në ora 13.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin ‘Goce Dellcev’ ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen Turan’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga R.S.(36) nga fshati Idrizovë dhe motoçikletës “Suzuki” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.Gj.(37) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 22.08.2019 në ora 17.30 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” në hyrje të RMV, gjatë kontrollit të pasaportës dhe evidencës operative është konstatuar se R.S.(61) nga Republika e Turqisë evidentohet me masën A-arresto, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovë, Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me presidentin serb, Aleksander Vuçiq. Përmes një postimi në Facebook ai është shprehur mirënjohës ndaj qëndrimit të Pompeos, për pozicionin që ai e quan parimor në mbështetje të Kosovës, shkruan lajmi.net. Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook: Dje Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqëndrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Sekretari Pompeo potencoj se ata duhet të shmangin provokimet që…

Lexo më Shumë

Ilir Deda zyrtarisht është larguar nga Alternativa pasi që kjo e fundit është gati të lidhë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje. Konfimimin për largimin e Dedës nga Alternativa e ka konfirmuar në “Imazh” të RTK-së, Mimoza Kusari-Lila, që është bashkëthemeluese e këtij subjekti politik me Dedën. Ajo ka thënë se Deda i ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai nuk pranon të jetë sërish pjesë e LVV-së, dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politike. Kusari-Lila ka konfirmuar se janë duke e draftuar marrëveshjen për koalicion me LVV-në dhe sipas saj formalizimi pritet të ndodhë shumë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Pejës i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që tentoi t’a therë me thikë pjesëtarin e policisë së Kosovës. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Pejë, shkruan lajmi.net. Me datë 20.08.2019, rreth orës 11:55, në Pejë, me dashje eventuale ka tentuar ta privoj nga jeta zyrtarin e Policisë së Kosovës, në atë mënyrë që pa asnjë paralajmërim i afrohet të dëmtuarit dhe me thikë tenton ta godas në pjesën e përparme të gjoksit, me ç’rast i dëmtuari arrin që t’i shmanget mirëpo merr lëndime në anën e djathtë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kanë vizituar Depon Qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, në të cilën gjenden asetet e konfiskuara dhe të sekuestruara nga ana e institucioneve të sistemit të drejtësisë. Deklarata e plotë e ministrit Tahiri: Konfiskimi i pasurisë së paligjshme ka qenë dhe do të mbetet prioritet themelor edhe në të ardhmen dhe instrument kryesor në luftën tonë kundër korrupsionit. Vlera e aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara deri më tani ka arritur rreth 40 milionë euro. Gjithë kjo është arritur…

Lexo më Shumë