Author: Hamdi Kumanova

Universiteti publik “Kadri Zeka” po bën avancime të kundërligjshme të stafit akademik. Voglushe Kurteshi – gruaja e vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshit është punësuar pa përvojë pune dhe kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”. Në maj të këtij viti është punësuar si profesoreshë e Rregullt në Universitetin “Kadri Zeka”, gruaja e vëllait të deputetit të Vetëvendosjes. Punësimi i saj ka qenë i kundërligjshëm. Kjo pasi Voglushe Kurteshi ka diplomuar në moshën 38 vjeçare. Rregullorja për Avancimin e Stafit Akademik – neni 13 pika 1.2 e specifikon se nevojiten se paku 3 vite përvoje pune për gradën…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar rreth 21 ton mish, lloji i gjedhit në një depo të Bashkësisë Islame të Kosovës. AUK pas kontrollit në BIK ka konstatuar se mishi i cili gjendej në depo ishte prishur dhe se nuk i plotëson kushtet për konsum. Ai ka thënë se inspektorët kanë kontrolluar mishin në depot e BIK-ut, dhe kanë vlerësuar se mishi nuk është ngrirë në kohë. “Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur që të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasojë ka ardhë deri tek kontaminimi apo prishja e mishit. Nga kontrolli fizik dhe…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër F.M.(25) dhe A.M.(22), dytë nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndikim i paligjshëm ndaj dëshmitarëve”, transmeton Almakos. Me 09.07.2019 të paditurit kanë dërguar porosi me telefon me kërcënime ndaj A.T.(21) nga Kërçova, për shkak të asaj se paraprakisht ka dhënë deklaratë si dëshmitar në procedurë kundër të paditurve para Gjykatës Themelore në Kërçovë.

Lexo më Shumë

Rregullorja e re e miratuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari u mundëson bujqve dhe prodhuesve të vegjël të ushqimeve me preardhje të kafshëve që të dërgojnë prodhimet e tyre deri tek konsumatorët, me respektimin e kritereve të caktuara higjienike, thonë nga partia Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë. Nga atje thonë se mbështesin aktivitetet të cilat Agjencia në bashkëpunim me ekspertët dhe shoqatat qytetare i planifikojnë për miratimin e një rregullore të tillë edhe për prodhuesit e vegjël të ushqimeve me preardhje bimore, me çka besojmë se do të kompletohet ndihma për prodhuesit lokal të ushqimeve. “Kjo sjell zhvillim të ekonomisë…

Lexo më Shumë

Shërbimi komunal për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, prej sot gjatë aksioneve të përditshme të pastrimit do të ketë në dispozicion edhe makinën e re elektrike për mbledhjen e mbeturinave dhe gjetheve përgjatë trotuareve. “Vjeshta po afrohet dhe ne po përgatitemi maksimalisht duke investuar për të zmadhuar efikasitetin veprues përmes furnizimit me mjete bashkëkohore të pastrimit”, informojnë nga Komuna e Çairit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua me Jakub Al-Atiki, ambasador i Shtetit Kuvajt për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga delegacioni i ambasadës, me seli në Sofje. Në takim, kumtoi pres-shërbimi qeveritar, janë shqiptuar urime për zgjidhje të çështjeve dypalëshe të Republikës së Maqedonisë së Veriut me fqinjët, në çka shihet si në mundësi të hapura për progres dhe të ardhme perspektive të shtetit tonë. Në atë drejtim, është biseduar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Kuvajtit dhe janë shqyrtuar…

Lexo më Shumë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ditën e hënë (26 prill) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, konfirmojnë nga zyra për media të Qeverisë së Serbisë. Brnabiq në Shkup do të realizoj takime me Zoran Zaev, ndërsa para vizitës në kryeqytet, ata do të realizojnë takim në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë me çka do të hapin për punë vendkalimin e përbashkët të integruar në mes të dyja vendeve. Gjatë vizitës në Shkup, janë paraparë edhe takim në mes delegacioneve të të dyjave vendeve dhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve për bashkëpunim, si dhe dhënien e deklaratës për mediat./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut ka 1.1 milionë përdorues të rrjetit social Facebook, 100 mijë më shumë se vitin e kaluar, ndërsa 540 mijë persona janë të kyçur në Instagram. Sipas të dhënave të faqes së specializuar “statista.com”, nga 1.58 milionë përdorues të kyçur në internet, dy të tretat janë aktive në ndonjë prej rrjeteve sociale, më shumë në Facebook dhe Instagram. Në nivel botëror ka 4.1 miliardë përdorues të internetit, ndërsa 3.2 miliardë prej tyre përdorin rrjetet sociale. Prin Facebook me 2.37 miliardë përdorues, i ndjekur nga Youtube me 2 miliardë, Facebook Messenger me 1.3 miliardë, Instagrami me 1 miliard,…

Lexo më Shumë

“Kodi i sjelljes së funksionarëve është miratuar dje në seancën qeveritare. Gjithçka në mënyrë detaje është sqaruar në kodeks nga “A deri SH” dhe do të vlejë për të gjithë funksionarët e Qeverisë”, tha sot në konferencën e sotme për shtyp, Robert Popovski. Kodeks, gjegjësisht vetërregullimi i funksionarëve do të marrë parasysh sjelljen dhe mënyrën e sjelljes së të punësuarve dhe funksionarëve, cilat janë të drejtat e tyre dhe obligimet që i kanë funksionarët, kush procedon në mënyrë morale dhe etike dhe kush jo. Ministri tha se, me këtë kodeks Qeveria më lehtë do të zbulojë se cili funksionarë vepron…

Lexo më Shumë