Universiteti publik “Kadri Zeka” po bën avancime të kundërligjshme të stafit akademik.
Voglushe Kurteshi – gruaja e vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshit është punësuar pa përvojë pune dhe kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.
Në maj të këtij viti është punësuar si profesoreshë e Rregullt në Universitetin “Kadri Zeka”, gruaja e vëllait të deputetit të Vetëvendosjes. Punësimi i saj ka qenë i kundërligjshëm. Kjo pasi Voglushe Kurteshi ka diplomuar në moshën 38 vjeçare. Rregullorja për Avancimin e Stafit Akademik – neni 13 pika 1.2 e specifikon se nevojiten se paku 3 vite përvoje pune për gradën Prof.Ass i rregullt. Voglushe Kurteshi ka filluar punën më 1 tetor të vitit 2016 në Universitetin “Kadri Zeka”.
Kështu theksohet edhe në Raportin Recenzues. Komisioni Recensues e zgjedh Profesoreshë dhe e dërgon në Senat në muajinmaj 2019. Që i bie, Voglushe Kurteshi i ka vetëm 2 vite e 8 muaj përvoje pune dhe jo 3 vite të plota.
Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, lidhur më këtë çështje, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës së sotme.
Mësohet se në nëntor të vitit 2018, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nuk e ka përzgjedhur si mësimdhënëse, Kurteshin për shkak të përvojës së punës dhe e specifikon në raport. /Lajmi.net/






