Shërbimi komunal për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, prej sot gjatë aksioneve të përditshme të pastrimit do të ketë në dispozicion edhe makinën e re elektrike për mbledhjen e mbeturinave dhe gjetheve përgjatë trotuareve.
“Vjeshta po afrohet dhe ne po përgatitemi maksimalisht duke investuar për të zmadhuar efikasitetin veprues përmes furnizimit me mjete bashkëkohore të pastrimit”, informojnë nga Komuna e Çairit.



