Me 20.08.2019 në ora 15.25 në rrugën “Ilindenska” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes A170” me targa nga Ohri, e drejtuar nga S.S.(61) nga Ohri dhe veturës së tipit “Opel Zafira” me targa nga Ohri, e drejtuar nga A.N.(23) nga Ohri, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë S.S., ndërsa është lënduar lehtë A.N., pas së cilës janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër.
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S. dhe A.R. për shkak të veprës penale “Trafikimi me njerëz”. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.S. dhe A.R. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net. Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet që t’u caktohet kjo masë të pandehurve pasi që ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në…
Nga partia Ripërtëritja Demokratike kanë reaguar në lidhje me informacioni që “ESM” që marrë pjesë në projektin për ndërtimin e centralit bërthamor “Belene” në Bullgari. “RDM është kundër ndërtimit të centralit bërthamor, për shkak të rrezikut të saj për mjedisin jetësor dhe shëndetin e njeriut, që tregojnë katastrofat nukleare të Çernobilit dhe Fukushimës. Nuk është e rastit që Gjermania vendosi t’i mbyll centralet e saja nukleare deri më vitin 2022”, thuhet në deklaratën e RDM-së. Nga atje thonë që në vendi të centraleve bërthamore, vendi ynë të investojë në prodhimin e energjisë rinovuese, si dielli dhe era./Telegrafi/
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell. Siç njofton kumtesa, ministri Reçica falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj, në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ndërkaq, ambasadori O’Connell foli për punën që është bërë viteve të fundit, duke veçuar përpjekjet sa i përket nisjes së procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë. Reçica tha se Kosova i është mirënjohëse ambasadorit O’Connell për…
Telekomi i Kosovës pritet t’i nënshtrohet privatizimit. Vite më parë, privatizimi i Telekomit kishte dështuar në dy raste. Edhe tani, inicimi i procedurave të privatizimit të Telekomit të Kosovës nga ekspertë të çështjeve ekonomike po konsiderohet se po bëhet në një kohë të gabuar për shkak të gjendjes financiare dhe performancës së dobët që aktualisht ka kjo kompani publike. Kundër privatizimit të Telekomit të Kosovës janë edhe përfaqësues të punëtorëve. Qeveria e Kosovës, në janar të këtij viti, pati marrë vendim që të privatizohet kjo kompani, ndërsa ministri në dorëheqje i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë kësaj jave ka nisur…
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se është pro ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe se kundërshtarët e këtij projekti e kanë gabim kur e trajtojnë Dukagjinin si të ishte Metohi. Nitaj ka shkruar në Facebook se kjo pjesë e Kosovës nuk duhet të trajtohet si me qenë Metohi, prandaj autostrada e Dukagjinit sipas tij është e nevojshme si buka. Postimi i plotë: PO Autostradës së Dukagjinit. Hiç më pak se dy orë mu dashtën me ardhë nga Peja ne Prishtinë. Me ndonjë përjashtim, kjo rrugë ka mbetur si në kohën e Krajlit! Prandaj autostrada e Dukagjinit…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM2 2019. Siç njofton ASK, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,150 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38, 052 përfitues. Sipas rezultateve të publikuara nga ASK rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,767 familje me gjithsej 100, 995 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2, 124 familje. Po ashtu siç thuhet në njoftim, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 129, 267 përfitues,…
Paga mesatare vazhdon të ritet, masat e Qeverisë po japin rezultatet e saja, shkruan kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. “Përveç rritjes së pagave, paratë kemi drejtuar drejt qytetarëve nëpërmes subvencioneve, kthimit të tatimit, zvogëlimit të tatimit për nxehjet qendrore dhe ndihmës financiare për hapjen e kompanive të reja. Qytetarët marrin më shumë mjete për jetë më të mirë”, shkruan Zaev. Sot Enti Shtetëror për Statistika publikoi pagën mesatare, ku sipas të dhënave paga mesatare neto në muajin qershor të vitit 2019 arrit në 25.205 denarë dhe është rritur për 4.1 përqind në krahasim me të njëjtin…
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e PDK-së, Gani Koci i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj për deklaratën e mbrëmshme për Rrustëm Mustafën e Rexhep Selimin. Haradinaj kishte thënë se përderisa ai është mbrojtur në heshtje, Mustafa e Rexhepi kanë kënduar në Hagë, shkruan lajmi.net. E, Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Selimi e Mustafa, kanë kënduar, mirëpo mirë që s’kanë qajtur si Haradinajt. “Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti……! Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë…!”, ka shkruar ai në Facebook. Nuk ka vonuar shumë dhe…
Mbi pesë milionë, saktësisht 5.054.762 denarë është shuma që është ndarë për Komunën e Manastirit, pas thirrjes publike për programin për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, të publikuar nga ana e Qeverisë më 17 maj të këtij viti. Në përputhje me thirrjen publike dhe rangimin e qyteteve më të ndotura/komuna të cilat do të jenë shfrytëzues të një pjesë të burimeve nga programi për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, Komisioni për zbatimin e procedurave për zgjedhje të shfrytëzuesve, vendosi që të ndahen 5.054.762 denarë, me vlerën e së cilës do blihen pajisje, në përputhje…
Pasi që në Bullgarinë fqinjë u zbulua rasti i parë me “ethet afrikane të derrave”, në Maqedoni u aktivizua alarmi me qëllim të ndalimit që ajo sëmundje të zgjerohet në vendin tonë. Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp tha se vendi jonë do të ndërmarrë masa radikale që të ballafaqohet me këtë sëmundje. “Bëjë thirrje deri tek gjuetarët që të kryejnë gjuajtjen e mbi 50 përqind të derrave të egër nëpër të gjithë Maqedoninë. Nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë do të aktivizojmë edhe ushtrinë e Maqedonisë për këtë masë. Derrat…
Zhvillimi i rrjetit infrastrukturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është kyç për intensifikimin e bashkëpunimin në të gjitha fushat. Shteti me përvoja bullgare do ta përforcojë kapacitetin institucional për shfrytëzim të fondeve evropiane, para se gjithash, për zhvillimin e barabartë rajonal dhe në përgjithësi për zbatim të politikave dhe projekteve evropiane. Me memorandumin për bashkëpunim të Ministrisë sonë për Pushtet Lokal me Ministrinë bullgare për zhvillim rajonal dhe urbanizëm që është nënshkruar sot në Shkup fillon proces i zbatimit më dinamik të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga gushti i vitit 2017, paralajmëruan ministrat dikasterial, Goran Milevski dhe Petja…

