Ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në vilën e tij në ishullin grek Alonisos, shkruan libër kushtuar Marrëveshjes së Prespës. Sipas mediave greke, siç njoftoi korrespodentja e MEDIAL-s nga Athina, Koxias nga fillimi i verës është në Alonisos, ndërsa do të mbetet aty deri në shtator, ku është i izoluar nga të gjithë, punon në librin e tij të ri, i cili duhet të jetë gati deri nga fundi i vitit. Portali informativ “Njuzbist” komenton se në SYRIZA ekziston druarje se libri mund të zbulojë çfarë roli kanë luajtur persona të caktuar, por edhe se mund…
Author: Hamdi Kumanova
Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit Një grua 84 vjeçare nga Beogradi, e cila ishte e sëmurë kronike pas prekjes nga virusi i Nilit ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.Ajo është viktima e parë që lidhet me ethet e Nilit Perëndimor, një sëmundje virale kjo e transmetuar nga mushkonjat e infektuara. Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme pjesëtarë të Njësitit për tregti joligjore në bashkëpunim me stacionet tjera policore kanë sekuestruar 180 pemë kanabisi në kalimin kufitar në Bllacë. “Dje zyrtarët policorë të Njësitit për tregti joligjore në bashkëpunim me zyrtarët policorë pranë SPB Shkup, në hyrje të fshatit Bllacë tek vendi i quajtur “Vrazhji vir” kanë gjetur 180 pemë të kanabisit, si dhe pajisje për kultivim”, thuhet në njoftim. Nga MPB shtojnë se po i marrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/
Paga mesatare neto në muajin qershor të vitit 2019 arrit në 25.205 denarë dhe është rritur për 4.1 përqind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Një rritje e tillë, sipas Entit Shtetëror për Statistika, vjen për shkak të rritjes së pagave në sektorët e aktiviteteve të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror (11.7%), Transport dhe magazinim (10.3%) dhe Ndërtim (5.4%). Paga mesatar bruto për muajin qershor të vitit 2019 arrit në 37.440 denarë./Telegrafi/
Kanë kaluar gati dy vite që nga zgjedhjet lokale dhe premtimi i Kryetarit të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, për të ndërtuar një çerdhe të re në lagjen “Bajram Shabani” në Kumanovë, nuk gjen realizim të shpejtë, njofton Portalb.mk. Ende nuk dihet sa do të zgjasin procedurat për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Bajram Shabani” në Kumanovë të premtuar dy vite më parë nga kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski i cili atëbotë ishte kandidat për kryetar. Tani për tani, kjo çerdhe nuk është në listën e çerdheve që financohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për ndërtim dhe rindërtim.…
Dy vëllezër nga Shkupi të cilët me motoçikleta dje kanë nisur të ngjiten në “Titov vërv” , por janë humbur në Malin Shar, mbrëmë janë shpëtuar nga nëpunësit policorë nga stacioni për mbikëqyrjen e kufirit Mazdraça dhe Sektori i Punëve të Brendshme. Në policinë e Tetovës mbrëmë rreth orës 21 e 15 minuta është denoncuar se E.H (31) dhe vëllai i tij S.H (25), të dy nga Shkupi, të cilët rreth orës 14 me motoçikleta janë nisur drejtë “Titov vërvit” në malin Shar dhe kanë planifikuar të arrijnë në Strezimir, janë humbur në mal, ndërsa kanë pasur edhe defekt. E.H…
Specialistët për mjekësi familjare prej sot mund të fillojnë procedurën e transformimit të ordinancave të tyre për mjekësi të përgjithshme në ordinanca të mjekësisë familjare, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Me këtë, thuhet në komunikatë, finalizohen procedurat e filluara në shkurt të këtij viti, prezantuar nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Forumin nacional për shëndetësi. “Specialistët e mjekësisë familjare do të mund të ofrojnë më shumë shërbime nga mjeku amë. Kjo është vetëm një pjesë e avancimit të cilësisë së shërbimeve në mbrojtjen primare shëndetësore. Në këtë mënyrë qytetarët do të munden mbrojtjen shëndetësore ta realizojnë më afër…
Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe të ngrohtë. Rritje të temperaturave do të ketë deri ditën e premte. Ditën e diel dhe të hënën në pjesët veriore të vendit do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjik. Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 30 deri më 38 gradë celsius./Telegrafi/
Pas konfirmimit të aktakuzës nga të dy shkallët, Gjykata Themelore në Pejë, e ka caktuar seancën ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, i akuzuar për konflikt të interesit. Rugova akuzohet lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”. Rugova duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, sipas aktakuzës, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë. Gjykata Themelore në Pejë seancën gjyqësore ndaj Rugovës…
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot u anulua për seanca për rastin e PSP-së “TNT” për shkak të mungesës së gjyqtarit Ognen Stavrev, i cili udhëheq lëndën, ndërsa për momentin është në pushim mjekësor. Seanca e ardhshme është caktuar për më 30 gusht. Në seancën e mëparshme ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili akuzohet për rastin “TNT” kërkoi që të përjashtohet nga kjo lëndë prokurorja Katica Janeva, për shkak të dyshimeve në rastin “Haraçi”. Avokati Elenko Milenov tha se ende nuk është dhënë përgjigje në lidhje me prokuroren speciale. Kërkesa, siç tha Trajkovski në deklaratën…
Me 19.08.2019 në ora 12.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” janë çuar B.S.(34) nga Shën Nikolla dhe A.V.(31) nga Shkupi, dytë të punësuar në një firmë në Shkup, që janë lënduar nga rënia prej një lartësie, transmeton Almakos. Te B.S. janë konstatuar lëndime të rënda, ndërsa te A.V. lëndime të lehta trupore. Për ngjarjen është i njoftuar inspektori i punës. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me drejtorin e Qendrës Kulturore Turke – Institutin “Junus Emre”, Serhat Kulla. Në takim, ministri Ismaili dhe drejtori Kulla e shprehën kënaqësinë e tyre nga bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e kulturës, ndërsa u bë fjalë edhe për projektet e ardhshme me të cilat do të kontribuohet në zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërkulturor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë. Në këtë kontekst, drejtori Kulla informoi për realizimin e projekteve, veprimtarive kulturore dhe kurseve të shumta, të cilat kontribuan në afirmimin…

