Author: Hamdi Kumanova

Me 19.08.2019 në ora 22.15 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se M.R.(26) nga Kratova është lëndë e hetimit për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor të SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendshme në Shkup-Njësia për tregti të palejuar ka ngritur padi penale kundër M.B.(23) , për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 19.08.2019 nga ana e zyrtarëve policor nga Njësia për tregti të palejuar, me urdhër paraprak gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë ku ka qëndruar M.B. në Çair, Shkup. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, enë me mbetje nga material i bardh dhe kartelë me mbetje nga materiali i bardh. M.B. është arrestuar në Stacionin Policor në…

Lexo më Shumë

Banka e Maqedonisë për mbështetje zhvillimore AD Shkup nëpërmes një kumtese në berëzën e Maqedonisë njofton opinionin se Nikolla Popovski është zgjedhur drejtor i ri ekzekutiv dhe anëtarë i Bordit Drejtues të Bankës. Popovski zë vendin e Kiril Kolemishevskiu i cili kishte kryer këtë funksion për tre muaj më herët, duke filluar që nga 15 maji. Përveç Nikolla Popovskit, anëtar të Bordit të Bankës së Maqedonisë për mbështetje zhvillimore është zgjedhur edhe Veland Ramadani./Telegrafi/

Lexo më Shumë

“Mendohej se nuk kishte mundësi të korruptohen. Autoriteti i tyre ishte simbol i sundimit të ligjit në vend. Por tani ekzistojnë dyshime se është përfshirë në një rast serioz të shantazhit: Katica Janeva së fundmi ka dhënë dorëheqjen si shefe e Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni (PSP), e cila heton raste të korrupsionit dhe krimin të organizuar në nivelin më të lartë”, shkruan gazeta gjermane Spiegel. Në tekstin e titulluar “Heroina e dyshuar e revolucionit laraman” gazeta gjermane Spiegel shkruan se rasti “Reket” ka shkaktuar tërmetin më të madh politik të viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut, e që…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate edhe zyrtarisht sot kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhorë. E për këtë koalicion kritika ka pasur edhe nga ana  e pjesëtarëve të shoqërisë civile. Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se PSD nuk mund të funksionojë me logjikën e biznesit për t’i pa partitë si ‘start-up’ me qëllimin e vetëm për t’iu bashkuar blerësit me çmimin më të lartë. “Për PSD-në, nuk ka gajle që Haradinaj si udhëheqës i qeverisjes PAN këmbëngul me vazhdu projektin e dëmshëm me miliarda euro të termocentralit të ri, me i djeg/vjedh me miliarda euro në autostradën e…

Lexo më Shumë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka postuar disa fotografi që dëshmojnë ndryshimet e bëra në sektorin e shëndetësisë. Veseli ka thënë se falë nismave antikorrupsion të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, ne kemi garantuar çmime të njëjta në çdo barnatore, duke i kursyer qytetarëve së paku 10 milionë euro. “Vendosmëria ime dhe e PDK-së për të luftuar seriozisht korrupsionin dëshmohet më së miri me punën e bërë në Ministrinë e Shëndetësisë. Falë nismave antikorrupsion të ndërmarra nga kjo ministri, ne kemi garantuar çmime të njëjta në çdo barnatore, duke i kursyer qytetarëve së paku 10 milionë euro. Po ashtu, kemi…

Lexo më Shumë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate edhe zyrtarisht sot kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhorë. E bartës i listës të këtij koalicioni dhe pretendent për kryeministër do të jetë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net. Kështu ka thënë gjatë një konference për media, kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se PSD nuk ka pas pretendime për kryeministër. “Unë e tregova që bartës i listës edhe pretendent për kryeministër është Ramush Haradinaj. Unë jam kryetar komune, i kam edhe dy vite mandat. Nuk ka pas pretendime nga PSD që të marrim kryeministrin”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Qeveria është e vendosur për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit. Pas rrëzimit nga Gjykata do të ketë një tjetër vendim në mënyrë që ky park i shenjtë, siç e quajnë ekspertët, të mos lejohet të shfrytëzohet nga disa biznese të cilët kanë lobuar kundër tij. Sipas tyre në këtë park ka specie bimore dhe shtazore që nuk ekzistojnë në vende të tjera. Ministri i Mjedisit tha se do të bëhen konsultimet me banorët e zonës ndërkohë që procesi gjyqësor do të vijojë në Gjykatën Administrative të Apelit. Grupet e reja të “Smile Albania” janë duke përgatitur një peticion me…

Lexo më Shumë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e ka komentuar koalicionin parazgjedhor AAK-PSD. Haxhiu ka thënë se kjo konfirmon atë që në vazhdimësi Vetëvendosje e ka thënë për partinë e Shpend Ahmetit, që sipas saj vazhdimisht i kanë dhënë mbështetje PAN-it. Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se edhe sot Shpend Ahmeti e PSD kanë zyrtarizuar koalicionin me kryeministrin e PAN-it. Postimi i plotë në Facebook: Koalicioni mes AAK dhe këtyre të Shpendit, më në fund i zhveshi komplet. Ky koalicion, konfirmon konstatimin e ripërsëritur disa herë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, se në fakt ata kanë qenë vazhdimisht në pushtet. Ata…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të hënën, ka shqiptuar dënim me nga 200 euro gjobë, ndaj të akuzuarve për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, Hysni Dragaqina, Alban Dragaqina dhe Arben Dragaqina. Shpalljen e këtij aktgjykimi e ka bërë gjykatësi i kësaj çështje Avdirrahman Gashi, sipas të cilit dënimi me gjobë do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të akuzuarit janë obliguar që në emër të paushallit gjyqësor, secili veç e veç, të paguajë shumën me nga 200 euro si dhe në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të paguajë shumën prej 30 euro. Ndaj…

Lexo më Shumë

Afaristët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë që sa më parë t’i jepet fund luftës tregtare me Kosovën për shkak se, siç theksojnë, tanimë kanë filluar të ndjehen efektet negative të bllokimit të importit dhe eksportit të produkteve të caktuara qe vendosën dy vendet për njëra tjetrën. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, gjatë javës së kaluar iu përgjigj barrierave tarifore të rasadit të peshkut nga Kosova me masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë së Veriut. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë arsyetuar se në asnjë mënyrë nuk bllokohet importi i peshkut nga Kosova, por siç kanë sqaruar, Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva me vendim e refuzoi kërkesën për përjashtimin e prokurores Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevskit nga lënda “Titanik 3”. Këshilli gjyqësor për kërkesën për përjashtimin e Janevës vlerëson se nuk mund të paraqes pengesë për procesin, për shkak pavarësisë së PSP-së e konfirmuar me ligj të posaçëm, si dhe dispozitat nga LPP për përjashtimin e prokurorëve publik. Me kërkesë të avokatit të mbrojtjes Elenko Milanov për përjashtim, kryetarja e këshillit gjyqësor Marija Kletniçka informon se incizimi me kërkesën do të dorëzohet në institucionet kompetente, në pajtim me ligjin përjashtimin e prokurorëve. Sipas sqarimit të prokurores Fetai,…

Lexo më Shumë