Me 18.08.2019 në ora 16.40 është lajmëruar se në fshatin Shupli kamen në Kumanovë, 15 vjeçari nga fshati Lubidrag, është futur në ujë nga gropimi në reparacionin e lumit Pqinja dhe ka vdekur, transmeton Almakos. Nga ana e zyrtarëve policor dhe qytetarëve trupi është gjetur dhe nxjerr. Nga ana e mjekut nga Ndihma e shpejt mjekësore është konstatuar vdekja pa shenja dhune. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes.
Author: Hamdi Kumanova
Zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar, me 18.08.2019 rreth orës 20 kanë kryer kontroll në shtëpinë e 46 vjeçarit Sh.A.G. në fshatin Banjicë e Poshtme në Gostivar, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor, është gjetur kokainë, marihuanë dhe droga tjera. Sh.A.G. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 19.08.2019 rreth orës 2.30, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë e kanë penguar veturën e tipit “Reno tvingo” me targa nga Gostivari e drejtuar nga 27 vjeçari Sh.F. nga fshati Cegran i Gostivarit, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit iu është gjetur marihuanë, për shkak të së cilës është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Gjatë ditës së sotme Komisioni Rregullator për energjetikë do të kumtoj çmimet e reja të derivateve të naftës. Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Mbetet të shohim nëse do të ketë ulje apo ngritje të çmimeve.
Gjithçka filloi pas një zënke mes çiftit që po qëndronin në shtëpinë e tyre në Prizren disa ditë pas kthimit nga Zvicra. Pas një zënke, i dyshuari Bajram Velijaj, 61-vjeçar, e goditi aq shumë gruan e tij, tashmë të ndjerën Armenda Aliun saqë asaj filloi që t’i rrjedhë gjak nga veshi. Në këtë gjendje, Armenda, e telefonoi një familjar të sajin ku i tregoi për zënkën dhe i kërkoi që t’ia thërras një taksi me të cilin do të nisej për në Prishtinë. Por rruga nga shtëpia deri tek taksia doli të jetë fatale për 48-vjeçaren. Ajo, me paramendim u…
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se rasti “Haraçi” duhet të jetë vetëm një motiv shtesë në luftën për drejtësi, dhe jo ngritje duarsh. “Atë që krimi dëshiron të diskreditojë ndjekësin e saj nuk duhet të na befasojë. Është mahnitëse në atë masë sa dikush duket se ka lejuar që etja për drejtësi të përdoret për të shuar etjen për para. Është e mundur përfshirja e një prokurori nga ky institucion (PSP) në tregtimin e përgjegjësisë, në maksimum rrit nevojën për një pastrim të plotë dhe vendimtar me të gjitha ndyrësitë që kanë dalë në dritë, këdo që përfshinë. Megjithëse…
Në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë depoja e një kompanie në Ferizaj në të cilën kishte makineri për prodhimin e dyerve dhe dritareve, disa motor të veturave dhe pjesë për vetura, pajisje elektronike për TV, dhe një motoçikletë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.
Tomorr Morina, ish-ushtari i UÇK-së ditë më parë është liruar nga autoritet e Maqedonisë së Veriut. Ai po mbahej me fletë-arrest të lëshuar nga Serbia, nën dyshimin që dy dekada më parë ka kryer krime lufte. Megjithëse Morina është kthyer në Kosovë, pasaporta e tij po vazhdon të mbahet në Gjykatën e Maqedonisë së Veriut. E përveç kësaj emri i Morinës figuron edhe në listën e rrejshme të veteranëve. Morina ka bërë me dije se emri i tij ndodhet edhe në listën e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, ndërkohë për të është lëshuar fletë-arrest nga Serbia për krime lufte. Ai për…
Një person ka pësuar lëndime trupore pasi derisa ishte duke drejtuar traktorin është rrokullisur. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Strazhe të Kaçanikut. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nga Ohri, ku sot u shënua Dita e Ushtrisë, tha që pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut është në vetëm një hap drejt këtij qëllimi strategjik. Pa specifikuar nëse kjo do të ndodhte deri në fund të këtij viti, Pendarovski tha se anëtarësimi në Aleancë është një nga faktorët më të mëdhenj koheziv në shoqërinë e Maqedonisë, të mbështetur nga të gjithë faktorët politikë përkatës dhe shumica dërmuese e qytetarëve të të gjitha etnive. Por, nuk harroi të kujtojë edhe një herë se është e nevojshme…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:40 minuta në rrugën Strumicë-Vallandovë gjegjësisht në fshatin Kosturino, ku nga nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona dhe janë dërguar në spitalin e Strumicës, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, Hrizantema Rendevska. Nga momenti i aksidentit qarkullimi rrugor në rrugën Strumicë-Vallandovë ishte ndërprerë, ndërkaq nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se qarkullimi për gjatë rrugës Strumicë-Vallandovë tani është normalizuar. Sipas informacioneve paraprake në aksident kanë marrë pjesë tre automjete, ndërsa hetimi ende vazhdon në vendin e ngjarjes.
Si përgjigje ndaj aferës “Reket”, VMRO-DPMNE thotë se nuk përjashtohen asnjë mënyrë veprimi, përfshirë edhe protesta dhe bllokada. Partia nuk i kishte incizimet derisa nuk i publikoi gazeta italiane, tha Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.. Janushev, afera “Reket” është ka marrë maksimal. Ajo shpërtheu më së shumti pasi incizimet u publikuan në botimin elektronik të gazetës italiane “La Verita”. A do të ndërmerrni, si “VMRO-DPMNE” hapa konkretë si për shembull të parashtroni kërkesë për votuar për besimin e Qeverisë në Parlament? VMRO-DPMNE përgjatë gjithë periudhës së kaluar ka paralajmëruar, ka…

