Author: Hamdi Kumanova

Mijëra qytetarë përsëri ranë në grackën e një loje të rrejshme shpërblyese, e cila vërshoi internetin mbrëmë me shpërndarjen e saj, në të cilën paraqiteshin përfaqësues zyrtarë të rrjetit të marketeve KAM, duke kërkuar që ky link të shpërndahet. Me qellim që të fitojnë vauçer prej rreth 5 mijë denarë, mijëra qytetarë mbrëmë shpërndanë linkun e rremë të marketit “KAM” dukë promovuar produktet dhe personelin, duke mos ditur se linku i krijuar ishte i falsifikuar, shkruan 24info.mk. Edhe pse faqja në të cilën u publikua lajmi i çmimeve të rreme ishte projektuar dhe krijuar jo-profesionalisht vetëm disa ditë para se…

Lexo më Shumë

Trupat tanë tregojnë barazi në partneritet me aleatët tanë dhe aftësinë për të garantuar bashkërisht paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, tha Kryeministri Zoran Zaev në një mesazh urimi për nder të 18 gushtit, Ditës së Ushtrisë. “Anëtarë të nderuar të Ushtrisë, qytetarë të dashur. Unë do të dëshiroj t’ju uroj këtë festë me nder dhe kënaqësi të veçantë, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për përkushtimin tuaj të vazhdueshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin jo-egoist për të mbrojtur integritetin territorial dhe sigurinë e vendit tonë”, thuhet në kartën e urimit të Zaev. Edhe sot e kësaj dite, thuhet në urim, në vitin…

Lexo më Shumë

Sektori për siguri në komunikacion pranë Sektorit për punë të brendshme Shkup mbrëmë në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit ka zbatuar aksion për zbulimin e shoferëve që e tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorik në rajonin e Shkupit me ç’rast janë sanksionuar 102 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, për çka u janë shqiptuar dënime adekuate. Siç informoi MPB-ja, janë zbuluar edhe 52 kundërvajtje tjera, për të cilët janë dhënë 26 urdhër pagesa dhe 27 urdhër pagesa kundërvajtëse. Sektori për siguri në komunikacionin rrugor zbatoi aksion edhe për drejtimin e automjetit…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e Armatës për trajnim në ujë në Ohër, sot, do të mbahet solemniteti qendror me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Armatës. Në ceremoninë solemne të ditëlindjes së 27-të të Armatës, me fjalim përkatës do të drejtohen presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Në solemnitet do të marrin pjesë përfaqësues nga kreu më i lartë shtetëror dhe ushtarak të vendit, ish-ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHM-së, gjeneralë të pensionuar, përfaqësues të korit diplomatik, institucione me të cilat bashkëpunon Armata dhe të terë. Në shënimin e ditëlindjes së Armatës do të marrë…

Lexo më Shumë

Pas konferencës së sotme për shtyp të VMRO-DPMNE-së, në të cilën u pretendua se Katica Janeva ka reketuar një të pandehur për ndërtimin e paligjshëm në çështjen “Kosmos” për t’ia hequr aktakuzën Burim Rustemi, prokurori i PSP-së në çështjen “TNT”, reagoi se kjo parti po bënte spin për ta penguar kësaj here aktgjykimin për prishjen e objektit në formë të hakmarrës. “Pasi çështja ‘Kosmos’ kaloi në kompetencë të PSP-së dhe pas fillimit të një hetimi për çështjen ‘TNT’, Prokuroria publike e Shkupit, në vend që të na i kalojë kompetencat për aktakuzën penale kundër Ardian Amzoskit, të ngritur në vitin…

Lexo më Shumë

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, solli një sfidë të re për diplomacinë, atë të njohjeve nga shtetet e rëndësishme botërore. Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është njohur nga gjithësej 116 shtete,  shkruan lajmi.net. Periudha e mandatit të ministrit të Jashtëm aktual, Behgjet Pacolli njihet si më regresivja në këtë aspekt. Kjo për shkakun se që nga 2017-ta kur ai mori këtë  pozitë, Kosovën e kanë njohur vetëm dy shtete. Njohësi i çështjeve integruese, Afrim Hoti, liston dy problemet kryesore të diplomacisë në këtë aspekt. Sidoqoftë, ai thotë se një gjë e tillë është…

Lexo më Shumë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot e ka prezantuar si prurje të re Bear Berishën, djalin e Heroit të Kosovës, Xhevat Berishës, komandantit të parë që ra heroikisht në rajonin e Vërrinit të Prizrenit. Veseli ka thënë se ardhja e Bearit në rrugëtimin politik të PDK-së është edhe e një rëndësie tjetër të veçantë, sepse ai kthehet nga Austria ku kishte emigruar pas luftës për shkak të nevojës për të punuar dhe mbajtur familjen. Ai ka thënë se Beari do ta vazhdojë betejën e babait të tij për një Kosovë më të mirë, por me mjete të tjera. “PDK është…

Lexo më Shumë

Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Halim Tahiri dhe Aleksandër Stankoviç, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, në Komunën e Shterpcës. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Xhelal Sveçla. Ai ka hedhur akuza ndaj Policisë së Kosovës për arrestimin e dy aktivistëve, duke thënë se policia është bërë vegël e klanëve të interesave personale. Postimi i plotë në Facebook: Prapë Policia e Kosovës bëhet vegël e klaneve të interesit dhe kundër të drejtave të qytetarëve. Dje në fshatin Biti e Poshtme, në Komunën e Shtërpcës, policia ka bastisur shtëpitë e aktivistëve të angazhuar në mbrojtjen…

Lexo më Shumë

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, ngriti lartë figurën e heroit të Kosovës, Skënder Çekut, duke thënë se kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në betejat e Loxhës. “Heroi i Kosovës, Skënder Çeku, ishte një prej veprimtarëve më të hershëm në përpjekjet tona për liri dhe pavarësi. Ai dha kontribut shumëvjeçar në organizimin dhe armatosjen e ushtarëve të UÇK-së. Shquhej për aftësi shumë të mira luftarake dhe kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në betejat e Loxhës”, shkroi Veseli. Po ashtu, Veseli tha se rënia e Çekut ishte një humbje e madhe për UÇK-në, porse do të kujtohet gjithmonë si luftëtar…

Lexo më Shumë

Pas takimit ditën e hënë, të ministrit për ekonomi Kreshnik Bekteshi dhe drejtorit të Agjencisë për ushqim dhe veterineri Zoran Atanasov, do të dihen hapat konkret që do t’I ndërmerr vendi pas shpalljes së ndalesës nga Kosova për import të patates dhe mjaltës nga Maqedonia e Veriut, si masë reciproke ndaj ndalesës për import të fondit të peshkut dhe ikrave nga Kosova, paralajmëroi sot ministri për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave Trajan Dimkovski, njofton Nova Tv. Ai theksoi që s’ka ndalesë eksplicite për import nga Kosova dhe ka shtuar që në vendin tonë mund të importohet peshk i freskët…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka publikuar të dhëna që hedhin dyshime se Bojan 13, Prokurorja Speciale Katica Janeva dhe Kryeministri Zoran Zaev kanë bërë zhvatje që nga viti 2017. Partia opozitare pretendon se dy vjet më parë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore Publike kundër Adrian Amzoskit dhe kompanisë “FINE” SHPK Shkup në lidhje me ndërtimin e objektit “Kosmos” në të cilin Amzoski ishte investitor. Disa muaj më vonë rastin u mor nga PSP-ja, ose Katica Janeva. Sipas opozitës, familja Amzoski transferoi 260,000 euro në “Aleancën Ndërkombëtare” të Boki 13, dhe kështu Adrian Amzovski siguroi lirinë e tij dhe akuza ndaj tij është…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se PSP dhe prokurorët e saj nuk kanë më besueshmëri dhe se nevojiten zgjedhje të përkohshme parlamentare. “PSP nuk ka më besueshmëri. Nuk ka besueshmëri as për Katica Janeva, as për asnjë nga prokurorët që kanë vepruar në drejtim të saj dhe heshtën për të gjithë krimin që po ndodh, as hetuesit dhe personeli tjetër. Ata të gjithë janë pjesë e një rrjeti kriminal”, tha Dimce Arsovski, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Ai shtoi se Vetëm dy ditë më parë kemi pasur mundësinë të lexojmë në media se ekzistonte dyshimi i hapur…

Lexo më Shumë