Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ka shpërthyer zjarr në malet e fshatrave të Shkupit Bukoviq, Rahoviq dhe Llaskarcë. Nga zjarr është përfshi një pjesë e madhe, ndërsa për shuarjen e zjarrit janë përfshirë tre kamionë të njësitit të zjarrfikësve, tha zv. komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomeski. “Për momentin ka erë që po ndikon në përhapjen e zjarrit, në mënyrë të pakontrollueshme nga të gjitha anët. Por ne nuk lejojmë që zjarri të përhapet dhe të afrohet me fshatrat. Katër persona nga NP “Pyjet Kombëtare” janë gjithashtu në terren”, tha Tomeski.
Author: Hamdi Kumanova
Me 16.08.2019 në ora 08.00, është lajmëruar se në Tetovë, në udhëkryqin nga bulevardi “Vidoe Smileski Bato” dhe rrugës “Vëllezërit Miladinovci” për momentin vetura e panjohur e ka goditur këmbësorin V.I.(24) nga Tetova, pas së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë këmbësori i cili është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Tetovë.
Me 16.08.2019 në ora 14.15 është lajmëruar se në Ohër, në rrugën lokale për në vendin e quajtur Cekoshtina, te udhëkryqi që çon për në “Portën e diellit” dhe rrugës së paasfaltuar lokale për fshatin Orman, L.V.(59) nga Ohri, i cili e ka parkuar veturën “Hjundai Aksent” me targa nga Ohri ka dal nga aty, transmeton Almakos. Pasi që vetura nuk është siguruar, ka nisur që të lëviz prapa, pas së cilës L.V. ka tentuar që të futet në të, por nuk ka pasur sukses, ndërsa vetura ka vazhduar të lëvizë, pas së cilës L.V. është lënduar rëndë dhe është…
Me 16.08.2019 në ora 15.30 është lajmëruar se në Strumicë në udhëkryqin nga bulevardi “Goce Dellcev” dhe rruga “Kliment Ohri” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Mercedes’ me targa nacionale bullgare, e drejtuar nga B.S.(49) nga fshati Ric dhe mopedit “Jijing” me targa nga Strumica, e drejtuar nga A.K.(27) nga fshati Dabille, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë A.K. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë.
Me 15.08.2019 në ora 14.00 në Stacionin Policor në Aerodrom janë arrestuar personat E.B.(30) dhe S.D.(24), dytë nga Shkupi, transmeton Almakos. Arsyeja e arrestimit ka qenë ekzistimi i dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Berovë ka ngritur padi penale kundër N.N.(48) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprat penale “ prodhim i paautorizuar i drogave narkotike” dhe “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Gjatë vitit 2018 në Pehçevë në rrugën “Bukoviq” në shtëpinë e të paditurit, i njëjti i ka mundësuar Z.K. nga Pehçeva të konsumoje marihuanë. Me 29.11.2018 në Pehçevë, nga zyrtarët policor gjatë kontrollit të i padituri është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Shën Nikollë ka ngritur padi penale kundër D.P.(38) nga Shën Nikolla për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprat penale “ prodhim i paautorizuar i drogave narkotike” dhe “ mundësim të përdorimit të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 30.01.2018 në Shën Nikollë në rrugën 9 maj, nga zyrtarët policor gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit janë konfiskuar heroinë dhe përzierje e kofeinës dhe paracetamolit.
Me 16.08.2019 në ora 12.00 është lajmëruar se në fshatin Podzhikonj-Kriva Pallankë, në vendin e quajtur Kosaqi, S.Gj.(48) nga Kriva Pallanka, i punësuar në EVN, duke kryer detyrat e punës ka vdekur nga goditja e rrymës, vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë, transmeton Almakos. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kriva Pallankë. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar në obduksion.
Me 16.08.2019 në ora 14.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin ‘Boris Trajkovski’ në hapësirën e depos së marketit është ndezur një kabllo nga frizi, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga i punësuari G.J.(38) nga Shkupi, i cili derisa ka qenë duke intervenuar ka thithur tymin, pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.
Opozita maqedonase ka akuzuar sot kryeministrit Zoran Zaev për përzierje në rastin “Zhvatja”, duke thënë se kjo që është çdoherë e më e dukshme. Në reagimin e lëshuar nëpërmjet një komunikate, nga VMRO DPMNE kanë thënë se në shtet kemi ligje të shkelura, prokurori të shkelur e cila në vend se të ndjek, e mbron dhe e fsheh krimin. Sipas tyre, ka shumë shembuj konkret që flasin se Qeveria dhe kryeministri janë vendosur në funksion të mbrojtjes së krimit. VMRO DPMNE “Zoran Zaev është i vetëdijshëm se “Lidhja ndërkombëtare” e njërit prej të akuzuarve, në njëfarë mënyre konsiderohet si fëmijë…
Ai i ka miliona borxhe shtetit, përmes transaksioneve të dyshimta, që ka dëmtuar buxhetin shtetëror. Ky është Orce Kamçev, biznesmeni nga Shkupi i dyshuari kryesor në rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale, i cili për ti ikur akuzës ai kishte hyrë në pazare me njerëz të afërt të kryeprokurores speciale, Katica Janeva, por edhe komunikime direkte me te. përcjellë INA. Kamçev si i ngarkuari kryesor dyshohet për pastrim parash edhe ate të miliona eurove. Në lëndën “Perandoria” ai siç thuhet nga dëmtuar buxhetin e shtetit për 6 milionë euro dhe se kanë pastruar pothuajse 11 milionë euro përmes “of-shore” kompanive. Dyshimet…
Prokurorja e PSP-së, Lençe Ristoska nëpërmes profilit të saj në Facebook ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në PSP-së. “Një fenomen interesant. Me lëvizje të zgjatur ose paniku, ajo zhytet më thellë në rërën e gjallë”shkroi prokurorja Lençe Ristoska në Facebook, pa specifikuar se për kë vlen kjo. Ky reagim vjen pas urdhrit të fundit të shefes së PSP-së, Katica Janeva, që prokurorët të kontrollohen në hyrjen dhe daljen e ndërtesës së PSP, e cila shkaktoi reagime nga disa prokurorë. Për disa javë, PSP ka qenë në qendër të aferës “Haraçi” që po trondit opinionin. Deri më tani, pesë punonjës…

