Author: Hamdi Kumanova

Në buxhetin e Maqedonisë së Veriut nga fillimi i vitit dhe deri në korrik, kanë hyrë 23.5 milionë, nga pikat e pagesave rrugore. Sa i përket të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej katër përqind. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, thonë se të gjitha 10 pikat e pagesës kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar, por sipas të ardhurave të realizuara, prinë pika pagesore në Rramanli. Sipas parashikimeve të ndërmarrjes publike, viti 2019 do të jetë një vit rekord në ekzistencën 32-vjeçare të pikave të pagesës. Në të ardhurat totale përfshihen edhe të…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, para pak çastesh e ka fshirë postimin nga muri i tij në facebook, në të cilin fyen Republikën e Turqisë dhe Presidentin e saj, Rexhep Tajip Erdogan. Dje Ambasada e Turqisë në Shkup ka dënuar postimin që ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë në rrjetet sociale kundër Turqisë dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, transmeton Anadolu Agency (AA). Nëpërmjet një deklarate Ambasada e Turqisë në Shkup ka theksuar se dënojnë fuqishëm pretendimet e pabaza dhe retorikën armiqësore me objektiv presidentin Erdogan që Dedaj ka përdorur në postimin e tij lidhur me…

Lexo më Shumë

Koçan, Negotinë, Kisella Vodë dhe Kavadar janë katër komunat e para nga gjithsej 17 që do të ndërtojnë kopshte të reja me grant të projektit të financuar nga Banka Botërore, me të cilin po përmirësohet qasja deri te shërbimet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Siç bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetarët e komunave të Koçanit, Nikollço Ilijev, të Negotinës, Toni Dellkov dhe të Kisella Vodës, Filip Temellkovski, si dhe përfaqësuesi i autorizuar i kryetarit të Kavadarit, Mitko jançev, Todor Efemov, sot i nënshkruan marrëveshjet për grantin vlera e përgjithshme e të cilit…

Lexo më Shumë

Mickoski po përjeton fiasko. Nuk do të kenë sukses tentimet e tij të mbrojë krimin e manjatëve të regjimit të VMRO-DPMNE-së. Mickoski dhe VMRO-DPMNE punojnë për manjatët e regjimit dhe kriminelët e akuzuar, duke shpresuar se do të varrosin shtetin juridik, se nuk do të ketë sukses të sillet ligji i ri i PP-së, se nuk do të bëhemi anëtare e BE-së dhe NATO-s, ndërsa kriminelët e vërtetë t’i shpëtojnë dhe paramendojeni, “tentojnë ti paraqesin si viktima”. Ajo që ishte e qartë nga fillimi, me pres konferencën e sotme Hristijan Mickoski dhe e konfirmoi. I dyshuari kryesor në njërin nga…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur aktakuzë ndaj kumanovarit D.Q (71), për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Siç njoftojnë nga MPB, kumanovari dyshohet për zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. “Më 05.08.2019 rreth orës 11:00 në zonën e fshatit Orashac, tek vendi i quajtur “Kosmatica”, i dyshuari në një pjesë të tokës së tij ka ndezur zjarr, ndërsa më pas është kapluar edhe hapësirë tjetër prej 15 hektarëve” thonë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Me 15.08.2019 në ora 18.00 në eterin e fshatit Stepanci është kryer kontroll ndaj veturës së tipit “Lada” pa targa, e drejtuar nga E.Q.20) nga Prilepi ku ka pasur dru për ngrohje pa dokumentacion, transmeton Almakos. Vetura me ngarkesën është konfiskuar, ndërsa shoferi dhe bashkëudhëtari i tij I.Q.(21) janë arrestuar në Stacionin Policor në Cashkë. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, me 15.08.2019 rreth orës 14 kanë kryer kontroll në shtëpinë e 25 vjeçarit G.A. në rrugën “Aleksandar Jovanovski Zhurcin” në Tetovë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit, të realizuar me urdhër gjyqësor, është gjetur marihuanë, pas së cilës G.A. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë. Kundër G.A. do të përgatitet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 16.08.2019 në ora 01.15 është lajmëruar se në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Polo” me targa nga Tetova, e drejtuar nga F.E.(19) nga fshati Prshovc dhe veturës së tipit “Golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga M.T.(34) nga fshati Prshovce, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë F.E., ndërsa lëndime të lehta ka marr M.T., pas së cilës janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Me 15.08.2019 në ora 22.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në parkingun e bulevardit ‘ASNOM’, ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit “Pasat” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.I.(34)) nga fshati Hasanbeg, Shkup, dhe veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga R.I. (50) nga Shkupi, dhe pastaj është goditur një adoleshent ( këmbësor) në Shkup dhe është dërguar në spitalin “Shën Naum Ohri” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda, transmeton Almakos. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE-ja njoftojnë se është e mundur që të organizojnë demonstrata, protesta, marshe si dhe bllokim të rrugëve dhe të Kuvendit për shkak të rastit “Reket”. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev, në një intervistë për Radion Evropën e Lirë, që do të emitohet të dielën, thotë se asnjë ide apo mënyrë e veprimit nuk është përjashtuar, dhe se qëllimi është të rrëzohet qeveria dhe të mbahen zgjedhje të reja parlamentare. “Padyshim që organet më të larta të partisë, përfshi këtu edhe Komitetin ekzekutive dhe atë qendrorë do të ulen në periudhën në vazhdim dhe do të vendosin se…

Lexo më Shumë

Shefi i shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, gjeneral Andrej Bocev, i cili po qëndron në vend, sot i vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Armatës. Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Bocev pati takim me nikoqirin e tij, shefin e SHM-së, Vasko Gjurçinovski, pas çka u takua edhe me zëvendësen e kryetarit të Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në bisedimet me ministren Sheqerinska, u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit në trajnimin e forcave mjekësore, logjistikës, komunikimit, marrëdhënieve me opinionin dhe trajnimin e pilotëve. Gjeneralët…

Lexo më Shumë