Zyrtarët policor në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, me 15.08.2019 rreth orës 14 kanë kryer kontroll në shtëpinë e 25 vjeçarit G.A. në rrugën “Aleksandar Jovanovski Zhurcin” në Tetovë, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit, të realizuar me urdhër gjyqësor, është gjetur marihuanë, pas së cilës G.A. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë.
Kundër G.A. do të përgatitet padi adekuate penale.



