Me 16.08.2019 në ora 01.15 është lajmëruar se në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Polo” me targa nga Tetova, e drejtuar nga F.E.(19) nga fshati Prshovc dhe veturës së tipit “Golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga M.T.(34) nga fshati Prshovce, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë F.E., ndërsa lëndime të lehta ka marr M.T., pas së cilës janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë për ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë.



