Author: Hamdi Kumanova

Nga VMRO-DPMNE-ja njoftojnë se është e mundur që të organizojnë demonstrata, protesta, marshe si dhe bllokim të rrugëve dhe të Kuvendit për shkak të rastit “Reket”. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev, në një intervistë për Radion Evropën e Lirë, që do të emitohet të dielën, thotë se asnjë ide apo mënyrë e veprimit nuk është përjashtuar, dhe se qëllimi është të rrëzohet qeveria dhe të mbahen zgjedhje të reja parlamentare. “Padyshim që organet më të larta të partisë, përfshi këtu edhe Komitetin ekzekutive dhe atë qendrorë do të ulen në periudhën në vazhdim dhe do të vendosin se…

Lexo më Shumë

Shefi i shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, gjeneral Andrej Bocev, i cili po qëndron në vend, sot i vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Armatës. Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Bocev pati takim me nikoqirin e tij, shefin e SHM-së, Vasko Gjurçinovski, pas çka u takua edhe me zëvendësen e kryetarit të Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në bisedimet me ministren Sheqerinska, u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit në trajnimin e forcave mjekësore, logjistikës, komunikimit, marrëdhënieve me opinionin dhe trajnimin e pilotëve. Gjeneralët…

Lexo më Shumë

Ambasada turke në Shkup reagoi sot kundër një postimi në rrjetet sociale të ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, që ka të bëjë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe sidomos lidhur me memorialin që ndodhet në Parkun “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Tiranë. “Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është në dijeni të përgjegjësisë që i është ngarkuar nga titulli që mban”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë thirrje publike dhe të hapur deri tek partia opozitare VMRO-DPMNE në të cilën kërkon me ekspertët e saj dhe kapacitete kuadrovike të përfshihen dhe të marrin pjesë në të gjitha trupat punues në projektin për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Shkup. Thirrja për transparencë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, ka për qëllim t’u tregojë të gjithëve se gjithçka është publike dhe se interesi real janë pikërisht qytetarët dhe krijimi i Qendrës funksionale klinike për nevojat e tyre. “Të jemi konstruktiv për të mirën e shtetit. I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të marrin…

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale në dorëheqje Katica Janeva, ka thënë se ka qenë keqkuptim kontrolli që policia e ka bërë tek prokurorja Fatime Fetai. Në një deklaratë për A1on, Janeva thotë se nuk është e saktë se ajo ka dhënë urdhër për kotroll të prokurorëve. “Nuk është e saktë, nuk kam dhënë urdhër të tillë. Bëhet fjalë për keqkuptim. Nuk jam e gatshme për më shumë bisedë”, tha Janeva. Ndryshe, dje prokurorja Fatime Fetai tha se gjatë daljes nga ndërtesa e PSP-së është kontrolluar nga zyrtarët policorë me urdhër të Katica Janevës. Fetai tha se ka kundërshtuar policët, ndërsa më pas ka…

Lexo më Shumë

Presidenti, Hashim Thaçi, e ka dekoruar Jetullah Gashin me urdhrin “Heroi i Kosovës” për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant ‘Drenica’ dhe Komandat ‘Jeta’ mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”. “Me urdhrin “Heroi i Kosovës” sot kam dekoruar luftëtarin e lirisë, Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë. Gashi i njohur si Komandant “Drenica” dhe Komandant “Jeta” mbante dy nofka shumë domethënëse të përbashkuara në një qëllim – çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

“Gjuha zyrtare e NLB Bankës është gjuha maqedonase dhe ajo angleze” kështu është përgjigjur NLB Banka një klienti nga Tetova i cili shqetësimin e tij dëshiron të ndajë me të gjithë të tjerët duke e bërë publike edhe komunikimin e tij elektronik. Ai ka kërkuar nga kjo bankë sqarime pse nuk hapin më shumë sportele pasi bëhen radhë të gjata dhe pritjet janë të padurueshme, por në vend që ti përgjigjet për shqetësimin e klientit, NLB Banka ka zgjedhur që të ofendojë shqiptarët duke thënë se gjuha zyrtare e NLB-Bankë është gjuha maqedonase dhe ajo angleze. Pas kësaj përgjigje ofenduese…

Lexo më Shumë

Gjithsej 3,322 persona nga Maqedonia e Veriut i kanë dorëzuar emrat e tyre tek NASA, për t’i dërguar emrat e tyre në planetin Mars në misionin që do të realizohet nga agjencia amerikane. Misioni do të jetë në vitin 2020, ndërsa emrat e dërguar nga e gjithë bota do të vendosen në një mikroçip i cili do të montohet në roverin “Mars 2020”. Nisja për në Mars do të bëhet nga korridori hapësinor “Cape Canaveral” në ShBA të Floridas mes 17 korrikut dhe 5 gushtit të vitit të ardhshëm. Aplikimet mund të dërgohen deri më 30 shtator të këtij viti.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski thotë se institucionet qeveritare po e lënë në baltë vendin në mënyrë drastike, saqë mund të minojnë perspektivat për hapjen e shumëpritur të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Ne kemi dekada – jo vite – por dekada keqfunksionimi të institucioneve, përfshirë institucionet politike,” i tha zoti Pendarovski Shërbimit Maqedonas të Zërit të Amerikës në një intervistë ekskluzive në Shkup të enjten. “Nuk flas këtu vetëm për sistemin gjyqësor,” tha ai, duke iu referuar një skandali zhvatjeje që ka tronditur qeverinë si dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale, të krijuar në 2015 për të…

Lexo më Shumë

Universitetet e Maqedonisë së Veriut edhe sivjet nuk gjenden në Listën e Shangait për 1.000 universitetet më të mira të botës. Në listën e renditjes akademike të universiteteve botërore për vitin 2019, në vendin e parë, 17-vite me radhë është Universiteti i Haruardit, në vendin e dytë Stenfordi në SHBA dhe në vendin e tretë Universiteti Britanik i Kembrixhit. Në dhjetë universitetet më të mira janë edhe MIT, Berkli, Prinston, Oksford, Kolumbia, Kalteç dhe Çikago. Në Evropë, pas Kembrixhit dhe Oksfordit, universitetet e renditura më lart janë Universiteti në Londër, Universiteti në Cyrih, Kolegji britanik Imperial dhe Universiteti i Kopenhagës.…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 22:00 në autostradën Gostivar-Tetovë, B.J. nga fshati Toplic, Komuna e Vrapçishtit, derisa ka drejtuar makinën e tipit BMV, me targa të Gostivarit për shkaqe të panjohura ka dal nga rruga. Gjatë aksidenti vozitësi i makinës ka nderuar jetë. Në vendngjarje hetime kanë kryer Prokurori Publik dhe një ekip nga Stacioni policorë i Gostivarit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Është demoluar tabale e re, e cile dje u vendos në përmendoren qendrore në sheshin e Shkupit, në të cilën shkruhej se Aleksandri i Madh i takon historisë antike helene dhe është trashëgimi kulturore botërore. Incidenti ka ndodhur mbrëmë. Në tabelën e cila ishte në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze thuhej: Për nder të Aleksandrit të Madh, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historisë botërore. Këtu është paraqitur si luftëtari në kalë”. Vendosja e këtyre tabelave bëhet në pajtim me marrëveshje me Greqinë, për çështjen e emrit. Në pajtim me të,…

Lexo më Shumë