Ambasada turke në Shkup reagoi sot kundër një postimi në rrjetet sociale të ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, që ka të bëjë me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe sidomos lidhur me memorialin që ndodhet në Parkun “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Tiranë.
“Postimi i fundit tregon saktësinë e vendimit tonë për të mos u takuar me Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Dedaj, i cili edhe më parë ka bërë deklarata kundër vendit tonë dhe i cili nuk është në dijeni të përgjegjësisë që i është ngarkuar nga titulli që mban”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Turqisë në Shkup.
Dedaj ka shkruar “Jo memorial politik, të Turqisë së Erdoganit, në Tiranë!.



