Author: Hamdi Kumanova

Prej treqind deri katërqind thirrje në dite ka në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Shkup. Margarita Trupunovska që udhëheq me Ndihmën e Shpejtë në Shkup tha se në ditë ka prej 100 deri 120 intervenime. Ajo sqaroi se qytetarët që nuk ndjehen mirë për shkak të temperaturave të larta kanë ndryshime kardiovaskulare, kokëdhimbje, tension të lartë, tension të ulët, vjellje etj. Truponovska sqaroi se intervenojnë edhe tek aksidentet në komunikacion dhe rrahjet fizike që janë më të shpeshta. “Qytetarët duhet mbajnë tesha të lehta, të kenë kujdes në ushqim i cili duhet të jetë i freskët, të pinë më…

Lexo më Shumë

Vlerësohet se rindërtimi i plotë i rrugës ekzistuese dhe ndërtimi i një pjese të re të këtij segmenti do të rezultojë me shkurtim të kohës së udhëtimit mes Shkupit dhe Sofjes, si dhe rritje të vëllimit të trafikut në Korridorin 8. Me përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë duke punuar aktivisht për të përmirësuar lidhjen rrugore midis dy vendeve. Ndërmarrja për rrugë shtetërore aktualisht është duke e bërë rikonstruktimin e rrugës nga Rankovci deri në Kriva Pallankë, me gjatësi prej 21 km. Kjo pjesë e Korridorit Rrugor 8 do të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Zeqirija Ibrahimi “Liria është e drejta e çdo njeriu për të besuar atë që dëshiron, për të folur atë që ka në zemër, për të shkruar atë që ka në mendje dhe për të bërë atë që i pëlqen, me kusht që të mos dëmtojë asnjë njeri tjetër”. Faik Konica “Liria është që mos të të trazojë njeri ty, dhe ti mos trazosh të tjerët. Mejtojeni mirë këtë fjalë, se gjithë lumj’e e njeriut (lumturia e njeriut – Z.I.)  aty është. Se s’është liria – siç e pandehin ca njerës – që të bëjë njeri çdo gjë q’i do…

Lexo më Shumë

Me nxjerrjen e rreth 150 dëshmive materiale të propozuara  nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, në Gjykatën Penale Shkup ka përfunduar seanca e sotme për gjyqësore lëndën  për për parregullsitë zgjedhor “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike,  në të cilën morën pjesë të gjithë të akuzuarit  me përjashtim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati. Seanca e ardhshme është caktuar për të premten. Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanovska,  ndodhet në procedurë dëshmuese. Deri më tani janë nxjerrë rreth 4.700 nga mbi 5.900 prova të propozuara materiale nga PSP-ja. Përveç ish…

Lexo më Shumë

Në muajin maj të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme kishte deklaruar për Gazetën Express  që hapja e vendkalimit të përbashkët kufitar mes Kosovës  dhe Maqedonisë së Veriut do të hapej për qarkullim në muajin gusht. Punët në këtë vendkalim kufitar janë ndërprerë shumë herë dhe kanë ngecur prej kur është iniciuar ndërtimi i kësaj pike kalimi në vitin 2011. Të kontaktuar nga Gazeta Express, zyrtarë të MPB-së janë shprehur se kontrata për kryerjen e punimeve duhet të përfundoj më 28 gusht. Por të njëjtit nuk kanë dhënë datë të saktë se kur do të hapet për qarkullim vendkalimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot kanë kryer ekspertizë në aktivitetet ndërtimore për rejabilitim të rrugës rajonale Kumanovë-Shën Nikollë. Gjashtë kilometrat e para të rrugës tashmë kanë përfunduar me projektin paraprak, ndërsa momentalisht punohet në 32 kilometra asfaltim i rrugës. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Sugareski shprehu kënaqësi nga dinamika e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në vend. Në Kumanovë, theksoi ai, punohet intensivisht në më shumë akse, një pjesë e të cilave ka përfunduar, si Kunanovë-Opajë, por edhe rrugët shtetërore dhe magjistrale rreth…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, sot tha se Ligji për Matkën është në proces dhe në përpunim në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, UNDP dhe Ministrinë e Ambientit Jetësor. Ai tha se si kryetar i Shkupit insiston të ketë zgjidhje ligjore që nuk do të varet nga vullneti subjektiv i asnjë kryetari tjetër të Bashkisë së Shkupit dhe Komunës së Sarajit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duhet të formojmë institucion që kujdeset për mirëmbajtjen e Matkës. Akoma e kërkojmë zgjidhjet adekuate dhe mendoj se do të kemi sukses të tejkalojmë problemet dhe më pas do të mundemi që atë tekst…

Lexo më Shumë

NJOFTIM Të nderuar qytetarë, Sipas njoftimeve të Qendrës rajonale për meanxhim me kriza si dhe meteorologëve në orët e pasdites dhe mbrëmjes së sontme, teritori i vendit tonë do të jetë nën ndikim të përplasjes të masës së ftohtë të ajrit nga veriu dhe masës së nxehtë ajrore nga jugu. Kjo dukuri do të kushtëzojë që në më shumë rajone të vendit të paraqiten rreshje më të konsiderueshme të shiut, bubullima me erë të fortë si dhe rufe. Moti i keq lokalisht do të paraqitet edhe si stuhi. Kjo situatë kërkon që qytetarët të jenë skajshmërisht të kujdesshëm dhe të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp tha se realizimi i masave që sigurojnë më shumë para tek qytetarët po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pa pengesa. Kostdaninov thotë se në krahasim me vitin e kaluar kthimi i TVSH-së tek ndërmarrjet shënon rritje prej 14.5% dhe kjo do të thotë 30 milionë euro më shumë në ekonomi, njofton Telegrafi Maqedoni. “Në të njëjtën kohë, masa e kthimit të TVSH-së tek qytetarët jep rezultate të shkëlqyeshme. Deri tani janë skanuar mbi 9.5 milionë llogari fiskale”, thotë Kostadinov. Ai përmendi naftën e gjelbër që ëhtë 30% më e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u rekomandoi njësive të vetëqeverisjes vendore që të respektojnë detyrimin sipas nenit 8 paragrafi (3) të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në Rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të OKB së ndërpritet vlefshmëria e Marrëveshjes së përkohshme e vitit 1995 dhe për vendosje të partneriteti strategjik midis palëve dhe të fillojnë heqin simbolin e Diellit të Verginës nga të gjitha vendet publike dhe nga përdorimi publik, njofton Portalb.mk.

Lexo më Shumë

Anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoni vendosën se ish pjesëtari i UÇK’së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi. “Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30 2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Pe*nal i Sektorit për kr*im të organizuar dhe korr*upsion në Gjykatën Pen*ale Shkup KIOK’KS.nr 252 19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Supremes. Një mendim të tillë parimor juridik më 7…

Lexo më Shumë

Mediat serbe kanë vazhduar propagandën kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Gazeta serbe Informer sërish ka publikuar një bisedë të “Boki13”, i cili ka deklaruar se e di se si vjedhin Zaevi dhe Haradinaj. Boki 13 dhe Zoran Mileski, i njohur si Zoki Kicec, të cilët dyshohen në çështjen “Reketi” janë në paraburgim. Ata akuzohen për marrjen e një çmimi për ndikim të paligjshëm dhe Boki edhe për pastrim parash. Hetimi i çështjes po vazhdon dhe pritet që ai të zgjerohet. Mediave serbe dhe sponzoruesve të tyre duket qartë se u ka penguar një miqësi dhe takimet e…

Lexo më Shumë