Komuniteti ndërkombëtar njëzëri u bë thirrje, këto ditë, autoriteteve në Maqedoninë e Veriut në lidhje me lëndën “Reket” për të dëshmuar me vepra se ligji sundon në vend dhe se shteti ligjor funksionon, njofton Portalb.mk. Ambasadoret e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Kejt Bërns respektivisht Rejçël Gallouej duke e ndarë njoftimin e Komisionarit të BE-së Johannes Hahn për çështjen “Reket” dhe luftën kundër korrupsionit në profilet e tyre zyrtare në Twitter kanë bërë thirrje që vendit të dëshmojë angazhim që të mbështetet sundimi i ligjit. “Siç thamë edhe më parë, këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, e cila do të jetë e plotë, transparente dhe në kohë. Tani është…
Author: Hamdi Kumanova
Me 14.08.2019 nga ana e zyrtarëve policor nga Reparti për tregti të palejuar me drogë dhe armë në vendbanimin “Shorka” afër Velesit, janë gjetur 45 rrënjë marihuanë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
I nderuari Kryeministër nuk e dimë cila është e vërteta e deklaratës së Blerim Bexhetit, ne pohimet e tija se Ju i keni kërkuar ndihmë, pikërisht atij që të ushtroj ndikimin e tij për ta shkarkuar Jovo Vangelovskin. Besoj se Ju i keni dëgjuar bombat qe vetë i publikuat se si vet ai së bashku me krerët e VMRO, instalonin gjykatës dhe prokuror partiak qe ishin në shërbim te regjimit VMRO-BDI. Është paradoksale qe Ju ta kërkoni ndihmën e tij dhe te BDI, për ta reformuar sistemin e drejtësisë, pikërisht nga ata që e kanë sjelle drejtësinë në gjendje te…
Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me kujdesin e vërtetë për qytetarët dhe realizimin e masave që sigurojnë më shumë para në ekonomi dhe tek qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare, duke përfshirë korrikun e vitit 2019, kthimi i TVSH-së tek ndërmarrjet në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti 2018 është rritur për 14,5 për qind. Në numra absolut kjo është 30 milion euro më shumë tek ndërmarrjet. Kthimi i TVSH-së është jo-selektiv dhe i rregullt, ndërsa në shtatë muajt e parë ndërmarrjet kanë përfitur mbi 14,5 miliard euro në bazë të TVSH-së. Është realizuar pagesë e mirë e tatimeve,…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të qëndrojë për vizitë punë në Republikën e Finlandës, ku do të realizoj takime pune me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto. Në takime është paraparë të diskutohen pritjet dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, si dhe për aktivitetet dhe mbështetjen e Republikës së Finlandës në kuadër të Kryesimit të Finlandës me Bashkimin Evropian, në prag të vendimit të ardhshëm për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti. Në kuadër të vizitës Osmani…
Prokurorët e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po hetojnë kolegët e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska për përfshirjen eventuale në rastin e njohur me emrin “Reket”. Për skandalin e zhvatjes së 1.5 milion eurove nga afaristi Orce Kamçev, nën hetime është edhe kryeprokurorja e dorëhequr, Katica Janeva, e cila është në lidhje me Bojan Jovanovskin i cili së bashku me Zoran Milevskin, kanë marrë paratë nga afaristi i njohur duke i premtuar masa lehtësuese në një proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij. Detaje nga marrja në pyetje e prokurorëve nuk janë dhënë edhe…
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar sot kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin kanë folur për situatën aktuale politike në vend. E ky takim po shihet si servilitet i Albin Kurtit nga akterë të ndryshëm politik. Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Albin Kurti e shet veten si të dinjitetshëm e me integritet, por nga frika që të shkojë i vetëm në zgjedhje ai po i përulet “Profesorit” deri në servilosje. Sipas Ismailit, i cili aktualisht ushtron edhe postin e ministrit të shëndetësisë, Albin Kurti për të prekur pushtetin është në gjendje të shndërrohet edhe…
Ende nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, mirëpo këto zgjedhje pritet t’i kushtojnë mjaft shumë buxhetit të Kosovës. Buxheti i Kosovës për këtë vit ishte 2.3 miliardë euro mirëpo, i njëjti pritet të varfërohet edhe më shumë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kjo pasi që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit muajin e kaluar. Edhe pse ende nuk dihet kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, pasi që seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht, të gjitha partitë politike kanë kërkuar që ato të mbahen sa më parë.…
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, duke paralajmëruar ardhjen e një qeverie sipas tij të shpresës. Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë zhvilluar takimin e radhës. Lidhur me reagimet që kanë rrjedhur pas këtij takimi, ka komentuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, duke paralajmëruar ardhjen e një qeverie sipas tij të shpresës, transmeton Klan Kosova. “Një takim, shumë panik! Merreni me qetësi, çuna!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. “Thjeshtë, po vie Qeveria e Shpresës”. /Lajmi.net/
Komunikata zyrtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në pres konferencën e mbajtur më 12.9.2019 lidhur me kryerjen e detyrës time, rektor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup e kam pranuar me mosbesim. E shfrytëzoj rastin që opinionit t’ia them këtë: Rektori që të mund të jetë rektor së pari duhet të jetë profesor. Që të jetë profesor i Fakultetit të Mjekësisë duhet të ketë marrëdhënie të dyfishtë të punës në Klinikën përkatëse dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Kjo është e rregulluar me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjin për arsim të lartë, Aneksin për marrëveshje kolektive…
Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë u bën apel pronarëve të kafeneve, diskotekave dhe objekteve të tjera hotelierike të kenë kujdes në intensitetin e muzikës që e lëshojnë në lokalet e tyre apo e luajnë grupet muzikore. Policia e Tetovës përkujton se gjoba për një lloj të këtillë të kundërvajtjes lëvizë prej 500 deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarit sipas nenit 8 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. “Kjo më tepër ka të bëjë për objektet që janë në përdhes të ndërtesave të banimit, veçanërisht gjatë këtij muaji. Në orët e mbrëmjes në rajonin…
Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër katër të punësuar në DSK. Tre persona akuzohen për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, kurse personi i katër për ndihmë gjatë kësaj vepre penale. “Të akuzuarit, si persona zyrtarë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej periudhës 25.01.2007 deri më 30.05.2017, kanë vepruar në kundërshtim me nenin 7 të alinesë 1 dhe nenit 12 të ‘Udhëzime për përdorimin e mjeteve për qëllime të posaçme në DSK’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike. Të akuzuarit sipas njoftimit të PTHP-së kanë dëmtuar…

