Author: Hamdi Kumanova

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, akuzon kryeministrin Zoran Zaev, për presion politik. Sipas, Bexhetit, I gjithë presioni ka filluar, pas një telefonate që ka pasur Zoran Zaev me Blerim Bexhetin me 17 korik të këtij viti, ku Zaev, ka kërkuar nga Bexheti që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit gjyqësor për shkarkimin e një kryetari të gjykatës. Ai, thotë se menjëherë pas kësaj bisede telefonike, ka pasur vendimi I Komisionit për Antikorrupsion, ku iniciuar padi penale. Kreu I komunës, Blerim Bexheti, ka filluar procedurën juridike deri tek Prokuroria Publike, për ngritjen e padisë penale për anëtarët e Komisionit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deri tek Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka dorëzuar kërkesë që të analizohet tërë rasti lidhur me gjoja involvimin e tij në investimin e kompanisë në Kumanovë për çka e akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilat ai tani më i përgënjeshtron dhe me qëllim, siç tha, të konfirmohen faktet. Sipas tij, qëllimi i serisë së dezinformatave, gënjeshtrave dhe  të pavërtetave të dhëna periudhën e fundit nga ana e partisë politike VMRO-DPMNE, është që të diskreditohet personaliteti i tij për gjoja pjesëmarrje në hapjen e një biznesi në Kumanovë, investim i ri…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri sot përmes një konference ka shpalosur kërkesat e partisë së tyre lidhur me krizën e krijuar dhe rrënimin e sistemit të drejtësisë. “Sistemi i drejtësisë dhe politika qeveritare janë në lidhje të fortë me veprimet korruptive kriminale dhe joligjore. Rasti “Reket” ka godit shpresën e qytetarëve për një sistem drejtësie të pavarur që do të rikthente besimin tek qytetarëve dhe që do të ishte konform vlerave euroatlantike”, theksoi Aziri. Sipas tij, këto veprime nxisin shumë dilema dhe enigma, se mos vallë edhe në raste të tjera të Prokurorisë Speciale, për arsye të ndryshme…

Lexo më Shumë

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka kujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, që ndodhi 18 vite më parë. Ai thotë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit. Shkrimi i plotë: Më 13 gusht para 18 viteve u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Vetiut në vitin 2001. Marrëveshja e Ohrit mori përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit multietnik duke krijuar një format evropian për bashkëjetesë ndëretnike. Shqiptarët në Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Me 13.08.2019 rreth orës 4 e 25, në fshatin Bogovinë në Tetovë është ndaluar vetura e tipit “BMV” me targa zvicerane, që ka qenë e drejtuar nga 30 vjeçari E.H. dhe ku është gjendur edhe 29 vjeçari A.Sh., dytë nga fshati Dobridoll i Gostivarit, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të kryer nga zyrtarët policor të SPB Tetovë, iu është gjetur kokainë, për shkak të së cilës dytë janë arrestuar dhe mbajtur për zbardhje dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatitet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Moti i ngrohtë me nxehtësi gati se tropikale i cili këto ditë e kaploi vendin, nuk e kurseu as Ohrin kur rrallë ndodh që temperatura e ajrit të tejkalojë 30 gradë Celsius nën hije. I ngrohti i madh gjatë ditës në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, i zbrazi rrugët dhe i mbushi plazhet e liqenit. Përgjatë qytetit në orët kur është më së ngrohti ka numër të zvogëluar të njerëzve, ndërsa turistët dhe mysafirët shëtitjet e tyre të rregullta nëpër vendet kulturore-historike i bëjnë herët në mëngjes dhe në orët e pasdites. Më të guximshmit që në…

Lexo më Shumë

Lais Gajser tha se do të ketë ndryshime të forta në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë, nëse do të bie kjo qeveri ose jo. Sipas tij ai do të vazhdoj me publikimin e informacioneve, por se do të duhet t’i publikoj në ditët në vazhdim. “Ende jam duke mbledhur të dhënat për faktet determinuese që mund të dërgojnë në pjesën e fundit të mozaikut të nevojshëm për të provuar se si një sistem i tërë është nën kontroll politik. Për disa ditë do të kem nevojë të thellojë këto…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut thotë se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe nuk do të lejoj diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen në procedurat penale nga ana e politikanëve, njofton Portalb.mk Nga Prokuroria Publike thonë se do të ishte më mirë sikur presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut tu bënte thirrje deputetëve ta votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të mbështesë përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për një luftë më efikase kundër krimit dhe sundimit të së drejtës. “Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se mbështet plotësisht Prokurorinë Publike dhe se…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për nesër ka paralajmëruar reshje të shiut, si dhe ulje të temperaturave për pesë deri tetë gradë. Sipas meteorologëve, nesër pasdite dhe gjatë natës, së pari në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa proceset do të jenë edhe në formë të paraqitjes së stuhive dhe vetëtimave. Të enjten poashtu do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, si dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Lexo më Shumë

Me 12.08.2019 në ora 18.00 është lajmëruar se në Radovish në udhëkryqin nga bulevardi “Aleksandër Makedonski” me rrugën “Cede Filipovski Dame” vetura e tipit “Lada” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga N.J.(41) nga Radovishi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një mur, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe një bashkëudhëtar-adoleshent si dhe bashkëudhëtarja N.J.(38) nga Radovishi të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike në Shtip për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Radovish.

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë me 13.08.2019 rreth orës 1 e 45 minuta, në fshatin Zherovjan të Tetovës i kanë arrestuar 23 vjeçarin H.J. dhe 29 vjeçarin L.M. nga Tetova, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të tyre dhe të veturës “Folksvagen Pasat” me targa nga Tetova, ku janë gjendur, e që është parkuar në afërsi të një pompe benzine, është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Dytë janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të rastit do të vijoje padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, e cila e udhëheq lëndën “Perandoria”, sot në Prokurorinë Publike duhet të rrëfehet për rastin e fundit “Haraçi”. Stefanova dhe shefja e saj në PSP Katica Janeva ishin përmendur në bisedat e incizuara dhe videot të cilat i publikoi gazeta italiane “La Verita”. Nga Prokuroria Publike deri më tani nuk zbulojnë se a do të thirret dhe kur prokurorja speciale publike Katica Janeva. Prokurorja Lile Stefanova pas publikimit të videos në të cilën ishte përmendur nga biznesmeni Jordan Kamçev i cili është i akuzuar në “Perandoria”, në një deklaratë me shkrim deri te mediat i…

Lexo më Shumë