Author: Hamdi Kumanova

Sot mbushen 18 vite që nga dita kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje i dha fund konfliktit mes UÇK-së dhe forcave të sigurisë së Maqedonisë. Ajo është e ndërtuar mbi pesë parimet themelore, të cilat u shoqëruan me ndryshimet kushtetuese, qe konfirmuan shoqërinë shumetnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese. Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 12:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt të 149-të me disa pika të rendit të ditës nga programi i saj. Në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes do të shqyrtohen informacionet për planet për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në forcat e NATO-s për sigurimin e kufijve juglindorë dhe lindorë të Aleancës si dhe planeve për pjesëmarrje të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës në operacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Afrikës Qendrore. Me propozim të Sekretariatit për Çështje…

Lexo më Shumë

Me 11.08.2019 në ora 23.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Vojvoda Vasil Cakalarov” dhe rruga “Kozle 6” vetura e tipit “Pezho 106” me targa nga Shkupi e drejtuar nga Gj.Z.(61) nga Shkupi e ka goditur I.D.(18) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar I.D. e cila është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 11.08.2019 në ora 18.40 është lajmëruar se në rrugën “Strasho Pinxhur” në fshatin Vatasha, Kavadar, vetura e tipit “Ford Fokus” me targa nga Kavadari e drejtuar nga L.Gj.(31) nga Kavadari, e ka goditur biçikletën e drejtuar nga J.A.(66) nga Kavadari, transmeton Almakos. J.A. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spital në Kavadar. Është kryer kontroll nga ekipi i Stacionit Policor në Kavadar.

Lexo më Shumë

Me 11.08.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Aerodrom janë arrestuar Gj.M.(22), K.H.(35), B.A.(65), F.S.(19), D.T.(33) dhe A.M.(22) të gjithë nga Shkupi për shkak të përleshjes fizike pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në bulevardin “Asnom”, në afërsi të stadiumit “Petar Milloshevski”, transmeton Almakos. Gjatë përleshjes janë lënduar disa persona, ndërsa A.M. ka marr plagë në dorën e majtë nga një thikë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 11.08.2019 në ora 08.30 është lajmëruar se në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep, afër fshatit Debrishtë, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Golf” me targa nga Manastiri e drejtuar nga R.D.(34) nga fshati Ostres, Manastir, dhe veturës së tipit “Land Rover” me targa nga Velesi, e drejtuar nga O.G.(30) nga Velesi, transmeton Almakos. Në aksident ka vdekur bashkëudhëtari në veturën ‘Golf’ B.D.(36). Është lënduar rëndë shoferi R.D., derisa shoferi tjetër O.G. dhe tre udhëtarët nga dy veturat janë lënduar lehtë. Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Veles.

Lexo më Shumë

Avokati Petar Vasilev i cili është avokat i të akuzuarve në rastin ‘Titanik’, sot kërkoi anulim të gjykimi për shkak të rastit ‘Haraçi’ dhe dorëheqjes së Katica Janevës, por gjykata refuzoi. “Pas situatës së re të krijuar, mendoj se është ka arsye që të anulohet seanca e sotme. Nuk ka asnjë qëllim për vonesa”, tha avokati Petar Vasilev përmendi edhe dorëheqjen e Katica Janevës. Gjyqtari Osman Shabani, konstatoi se nuk ka pengesa ligjore për ta anuluar gjykimin ku po nxirren dëshmitë. “Flasim për lëndë që janë në kompetencë të prokurorisë tjetër. Çfarë do të dëshmohet dhe çfarë do të ndodhë…

Lexo më Shumë

Prokurorja e PSP-së Lile Stefanovska  e cila e  udhëheq lëndën “Perandoria” është thirrur nesër në Prokurorinë Publike që të japë dëshmi  për rastin “Reket” konfirmoi për MEDIAL-n prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski. Ai nuk bën të ditur nëse dhe kur do të thirret edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. “Prokuroria për shkak të besueshmërisë dhe kryerjes së suksesshme të hetimit nuk njofton më parë se cilat veprime dhe kur do të ndërmerren ato”, tha Joveski. Ai konfirmon se të gjithë të personat e përfshirë do të merren në pyetje pa bërë përjashtime. Janeva dhe Stefanova ishin përmendur edhe në bisedat…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit i bëri apel Qeverisë që sa më shpejt të intensifikojnë punët me manxhimin e mbeturinave, posaçërisht në ndërtimin e deponive rajonale, dhe me këtë do të parandalojnë rrezikun e mëtejshëm nga ndotja e mjedisit jetësor. “Ndodhitë e fundit me zjarrin e mbeturinave në deponinë rajonale Rusino në fund të Gostivarit, si dhe në deponinë Bukovë në Ohër tregojnë se sa e rëndësishme është zgjidhja e kësaj çështje, posaçërisht kur pasojat e ajrit të ndotur do të kenë pasoja jo vetëm në ato rajone po në të gjithë shtetin”, thotë Avokati i Popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai me…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani deklaroi sot se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk i mbështet idenë për zgjedhje të reja parlamentare. Ai deklaroi se, përparësi duhet ti jepet proceseve euroi-atlantike. “Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mbështet zgjedhjet e parakohshme parlamentare para anëtarësimit të vendit në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Osmani.

Lexo më Shumë

Karburantet nga mesnata e sotme do të lirohen. Tre denarë më pak do të kushtojë benzina dhe dy denarë më pak dizeli, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjisë gjatë ditës së sotme. Kështu një litër Eurosuper BS 95 do të kushtoj 66,50 denarë për litër ndërsa Eurosuper BS 98 do kështojë 68,50 denarë për litër. Një litër Eurodizel do të shitet me 60 denarë për litër. Vaji ekstra i lhetë do të shitet 50 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtyp, kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski foli për ngjarjet e fundit për rastin ‘Haraçi’ dukekritikuar prokurorët për pushimet që i kanë marrë dhe duke shprehur revoltën e tij. “Unë personalisht, që prej fillimit të aferës ‘Haraçi’ e thash qëndrimin se jam i zhgënjyer nga ajo që dëgjoja dhe bëra thirrje për hetim të shpejtë. Në vend të kësaj, ata që ishin kompetent shkuan në pushim vjetor sikur të ishte gjendje normale. Audio-incizimet që shpërndahen nëpër media nxisin zhgënjim të thellë te të gjithë qytetarët, posaçërisht ata që me vite dhe me trysni të vazhdueshme…

Lexo më Shumë