Me 12.08.2019 në ora 18.00 është lajmëruar se në Radovish në udhëkryqin nga bulevardi “Aleksandër Makedonski” me rrugën “Cede Filipovski Dame” vetura e tipit “Lada” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga N.J.(41) nga Radovishi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një mur, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe një bashkëudhëtar-adoleshent si dhe bashkëudhëtarja N.J.(38) nga Radovishi të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike në Shtip për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Radovish.