Një zjarr i madh shpërtheu këtë pasdite pranë vendbanimit Pintia, njofton “Sitel”. Sipas fotografive, shtëpitë janë vetëm 200-300 metra larg flakëve. Po digjet bari i thatë dhe pyjet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve nga Qyteti i Shkupit dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin. Popullsia lokale gjithashtu është përfshirë në shuarjen e zjarreve./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se Hristijan Mickoski shmang përgjigjen e pyetjeve që ne i bëjmë, duke u fshehur pas statuseve në rrjetet sociale, duke u fshehur pas sekretarit të tij të përgjithshëm, i dyshuar në rastin “Dizajn”. Kostadinov tha se OBRM-PDUKM nuk e kuptoi se pse opinioni pyet nëse Mickoski ishte duke u takuar me Nikolla Gruevskin, gazetarin nga Italia, njerëz të tjerë nga Sllovenia, pse po pyesnim për lidhjet e tij. Ai tha se është e rëndësishme që qytetarët ta dinë të vërtetën. Është e rëndësishme që qytetarët të dinë për sjelljen e Hristian Mickoskit dhe qëllimet…
Në fshatin Drajkovc të Shterpcës mbrëmë është arrestuar një person. I njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar, njofton raporti policor. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në dy xhami në Prishtinë, ku edhe janë vjedhur arkat me para. Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:39, ku persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit fetar (xhamisë) dhe nga aty kanë vjedhur arkën me para te gatshme. Rasti është duke u hetuar. Kurse rasti tjetër ka ndodhur në orën 04:30, ku të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme. Rasti është nën hetime.
Në rrugën magjistrale Strumicë-Novo Sellë në vendin e quajtur “Sllushiçko stopantstvo” dje ka ndodhur një aksident në mes një automjeti të markës “Volvo” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga M.K.(56) nga fshati Konjarevo, dhe një traktori “IMT 533” e drejtuar nga S.T. (54) nga fshati Sushicë, njoftojnë nga MPB. “Në aksident lëndime të rënda ka marrë shoferi i traktorit, i cili është dërguar për t’i dhënë ndihma e shpejtë në qendrën medicinale në Strumicë”, thonë nga MPB. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB Strumicë./Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi që një grua i ka rrahur dy motra medicionale të cilat ishin duke ia kontrolluar fëmijën asaj, raporton “zëri.info”. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor teksa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur. “Spitali Rajonal, Prizren 17.08.2019 – 01:05. Viktima femër K/Shqiptare motër medicionale ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi që derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur”, bëri…
18 gusht – Dita e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u festua sot në Qendrën e trajnimit të ujit në Ohër. Duke iu drejtuar të ftuarve të shumtë, Presidenti dhe Komandanti Suprem i Ushtrisë, Stevo Pendarovski, kujtoi fillimet historike të Ushtrisë moderne të Maqedonisë, nga 18 gushti 1943, kur u formua formacioni i parë i madh ushtarak në Malin Sllavej. “Në fillimet e saj ushtria filloi në kushte modeste dhe jashtëzakonisht të pafavorshme. Sidoqoftë, ajo është duke u konsoliduar për një kohë të shkurtër, dhe tashmë në mesin e viteve 1990 filloi me reforma strukturore për ta shëndërruar…
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar të Tabanocit është ndaluar një shtetas i Serbisë për të cilin dyshohet se ka tentuar të kaloj kufirin me veturë të falsifikuar. “Më 17.08.2019 në orën 12:40 në vendkalimin kufitar të Tabanocit, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit për falsifikim të numrit-vin të automjeti të tipit “Passat” me targa të Serbisë, është ndaluar A.M.(47) nga Republika e Serbisë. Personi dhe automjeti është dorëzuar në SPB-Kumanovë për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se përkundër vendosjes së taksës, ata po arrijnë të gjejnë mënyra që t’i furnizojnë me mallra qytetarët serbë në veri të Kosovës. “Është shumë e rëndësishme që bashkëkombësit tanë në ‘krahinë’ [Kosovë] kanë treguar një nivel të mahnitshëm të solidaritetit dhe gatishmërisë që me mjete paqësore të luftojnë për të drejtat e tyre themelore njerëzore dhe ekzistenciale. Pa këtë, përpjekja jonë do të ishte e kotë”, ka thënë Gjuriq Në një intervistë për për gazetën serbe “Politika” Gjuriq tha se qëllimi i Prishtinës gjatë muajve…
Zjarri që shpërtheu dje në fshatrat e Shkupit Bukoviç, Raoviç dhe Llaskarcë, mbrëmë ishte pjesërisht nën kontroll, ndërsa për sot u njoftua shuarja e tërësishme e zjarrit. Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftoi dje në Facebook se gjatë natës do të ketë ekipe të zjarrfikësve për përhapjen e mundshme të zjarrit. “Zjarri sipër fshatit Bukoviç është lokalizuar. Pjesa e zjarrit mes fshatrave Llaskarcë dhe Raoviç është aktiv. Gjatë natës do të punojnë ekipet e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për shkak të mundësisë së zgjerimit të zjarreve. Deri më tani ajo mbulon një sipërfaqe prej rreth 100 hektarë, dhe ndërhyrja…
Partitë politike vazhdojnë konsultimet për ndryshimet në kodin zgjedhor, por ende pa ndonjë marrëveshje konkrete. Nisma është paraqitur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili pas konsultimeve, siç ka thënë, me disa partitë më të vogla, ka dal; me propozimin që Maqedonia e Veriut, në vend të gjashtë njësive zgjedhore, të ketë vetëm se një, ndërsa në vend të listave të mbyllura, partitë në zgjedhje të garojnë me lista të hapura. Partitë, bazuar në qëndrimet e mëparshme, pranojnë nevojën për ndryshime, por derisa LSDM dhe VMRO, por dhe opozita shqiptare pranojnë që vendi të ketë një njësi zgjedhore,…
Hristijan Mickoski të mos fshihet pas statuseve në rrjetet sociale me të cilat tenton të ikë përgjegjësinë ndaj pyetjet për të cilat duhet të jenë të qarta, kreysisht pasiqë zbuloi se është takuar me një nga të dyshuarit e rastit ‘Harac’ Zoki Kiceec pyesin kështu nga LSDM. “Nuk mund të ikë nga e vërteta Mickoski. Ashtu si ka pranuar njëherë duhet të del para qytetarëve dhe të përgjigjet, nëse është takuar me Nikolla Gruevskin në Budapest? Nëse në Hungari dhe në Sloveni, Mickoski është parë me ndonjë prej tyre dhe kush është ai? Cfarë lidhje ka ai me gazetarin e…

