Sektori për punë të brendshme në Shkup-Njësia për tregti të palejuar ka ngritur padi penale kundër M.B.(23) , për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 19.08.2019 nga ana e zyrtarëve policor nga Njësia për tregti të palejuar, me urdhër paraprak gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë ku ka qëndruar M.B. në Çair, Shkup.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, enë me mbetje nga material i bardh dhe kartelë me mbetje nga materiali i bardh.
M.B. është arrestuar në Stacionin Policor në Çair për procedurë të mëtutjeshme.



