Transportuesit, por edhe qytetarët të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt Shkupit, në punë ose për nevoja tjera, thonë se me çdo reshje pak më të madhe të shiut ndodh që gjysma e ndonjë kodre, në pjesë të caktuara, të rrëshqet dhe ashtu e mbush rrugën plot me tokë dhe rërë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk Gardhi mbrojtës në autostradën e re Shtip – Miladinovci u tregua si mbrojtje e pamjaftueshme për shoferin, i cili dje në plot kuptimin e fjalës “fluturoi” nga njëra korsi e autostradës për në Shkup dhe kaloi në drejtim të kundërt. Dëshmitarët e aksidentit pohojnë se vetëm…
Author: Hamdi Kumanova
Nëse të gjitha epidemitë zgjidhen me vrasje, nuk do të kishte qenie të gjalla në planetë, thonë nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, nga ku kërkojnë që qeveria në mënyrë urgjente të shfuqizoj masën për vrasjen e kafshëve. “Derri i egër nuk është i rrezikshëm për njerëzit, ndërsa vetëm në Maqedoni planifikojnë masakër të derrave, ndërsa në vendin tonë fqinjë masat zbatohen me higjienë, dezinfektim, paraqitje të ngordhjes të çdo kafshe dhe ndalimit të importit dhe eksportit”, thuhet në deklaratë e shoqatës. Nga atje shtojnë se për vrasjen e derrave shteti do të harxhojë miliona denarë./Telegrafi/
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot transformimin e repartit të shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit. Në këtë repart janë investuar rreth 200 mijë euro në rinovim dhe aparaturë mjekësore për ta krijuar një shërbim modern që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Gjatë përurimi të këtij reparti, ministri Ismaili ka thënë se i gjithë ky investim është bërë i mundur falë luftës së madhe kundër korrupsionit, që është bërë gjatë këtyre dy vjetëve në shëndetësi. “Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë dhe luftën tonë kundër korrupsionit. Jemi në repartin e shërbimit emergjent në Spitalin e…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, dje pasdite ka vizituar strehimoren për personat viktimë të dhunës familjare në Koçan. Ekipi profesional i strehimores e ka informuar ministren rreth rasteve të dhunës familjare që janë vendosur në këtë strehimore. Strehimorja në Koçan është një nga katër prej tyre që funksionojnë në shtet dhe i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore. Tre strehimoret tjera janë në Shkup, Manastir dhe Shën Nikollë. “Deri në fund të fitit ministria planifikon të hap edhe disa shërbime të specializuara për viktimat e dhunës familjare, në disa rajone të shtetit. Qëllimi i këtyre shërbimeve është këshillimi,…
Guri pengesë për rrjedhjen e bisedimeve për Ligjin për Prokurorinë Publike nuk është Katica Janeva por kërkesat për mbylljen e procedurave të cilat kanë filluar nga PSP pas periudhës nga 18 muajt e parë dhe shkatërrimin e dëshmive të mbledhura. Kjo është çështja kyçe për të cilat ka dallime, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Çështjet tjera, sipas Deskoskës, janë çështje që ka “mejdan” për të biseduar. “Të rëndësishme janë principet të cilat duhet të miratohen në ligj, ndërsa jo interesat personale ose përplasjet. Me atë se ligji i ri parashikon që dy prokuroritë, për krim të organizuar dhe PSP…
Televizioni Alfa ka publikuar një video, për të cilën thonë se Boki 13 i dyshuari i parë në rastin “Zhvatja” së bashku me babain e tij, kanë sulmuar një prift. Rasti është hapur në janar 2017 dhe ende deri tani nuk ka marrë epilog gjyqësor. Përpos videos më poshtë, TV Alfa, ka njoftuar se do të publikoj edhe video tjera që dëshmojnë dhunën e babit të Boki 13 mbi priftin. https://youtu.be/NvkSGL2rWuc
Moti në mbarë vendin do të jetë me diell i ngrohtë, me vranësira lokale dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. UV indeksi do të jetë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 31 deri 38 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 16 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 36 gradë Celsius.
Me 21.08.2019 rreth orës 00.30 në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarët policor të SPB Tetovë e kanë arrestuar M.I.(24) nga fshati i njëjtë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë. M.I. është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për zbardhjen e rastit.
Me 21.08.2019 rreth orës 02.15 në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Zherovjan të Tetovës, zyrtarët policor e kanë arrestuar D.Sh.(33) nga fshati Negotinë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te ai është gjetur kokainë. Pas zbardhjes së rastit kundër D.Sh. do të ngritet padi adekuate penale.
Me 20.08.2019 rreth orës 17.20 në afërsi të fshatit Zubovc, Gostivar, zyrtarët policor e kanë ndaluar veturën e tipit “Fiat tipo” me targa italiane, ku kanë qenë G.I.(18) nga fshati Debresh, Gostivar, S.A.(27) nga Gostivari dhe A.A.(18) nga Vrapcishti, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të tyre dhe veturës është gjetur marihuanë. Tre personat janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për zbardhjen e rastit.
Me 20.08.2019 në ora 12.55 në rrugën regjionale Prilep-Krushevë, E.R.(46) nga Prilepi, duke drejtuar motoçikletën “Fosti” me targa nga Prilepi, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, transmeton Almakos. Në aksident motoçiklisti është lënduar rëndë, pas së cilës është dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
Me 20.08.2019 në ora 16.05 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “ASNOM”, V.P.(56) nga Shkupi, i punësuar në një firmë private, derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës me kran në ndërtesën e FFM, është rrëzuar dhe nga lëndimet e fituara ka vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. Mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa nga rrëzimi prej kranit janë dëmtuar dy vetura të tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe prokurori publik.

