Zhvillimi i rrjetit infrastrukturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është kyç për intensifikimin e bashkëpunimin në të gjitha fushat. Shteti me përvoja bullgare do ta përforcojë kapacitetin institucional për shfrytëzim të fondeve evropiane, para se gjithash, për zhvillimin e barabartë rajonal dhe në përgjithësi për zbatim të politikave dhe projekteve evropiane.
Me memorandumin për bashkëpunim të Ministrisë sonë për Pushtet Lokal me Ministrinë bullgare për zhvillim rajonal dhe urbanizëm që është nënshkruar sot në Shkup fillon proces i zbatimit më dinamik të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga gushti i vitit 2017, paralajmëruan ministrat dikasterial, Goran Milevski dhe Petja Avramova.
Siç vlerësuan ato, dy shtetet janë të përkushtuara në realizimin e projekteve, që janë me rëndësi të veçantë për ndërlidhje të ndërsjellë, me fokus në Korridorin 8, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit tejkufitar të dy vendeve me mbështetje të fondeve nga Bashkimi Evropian.
“Përmirësimi i komunikimit transportues është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Jam e bindur se bashkëpunimi rajonal dhe ndërlidhja transportuese janë kyçe për zhvillimin e rajonit në Ballkanin Perëndimor”, tha Avramova.
Ajo potencoi se me rëndësi të veçantë për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit janë projektet infrastrukturore të Korridorit 8, si dhe se kanë dëshirë për ndërlidhje më të mirë rrugore të Sofjes dhe Shkup.
Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Milevski paralajmëroi se pritet bashkëpunim institucional me Bullgarinë për përforcim të kapaciteteve dhe përmirësim i funksionalitetit në fushat e zhvillimit rajonal, bashkëpunimit tejkufitar dhe pushtetit lokal.
“Neve na nevojiten dituria dhe përvoja e kolegeve nga Bullgaria fqinje në zbatimin e politikave dhe projekteve evropiane. Nëse prioritet i yni është zhvillimi i barabartë rajonal, atëherë ta shohim si këtë e bëjnë kolegët tanë në Bullgari dhe ne mbështetjen e tyre të ndërtojmë kapacitete më të mëdha administrative për qasje dhe menaxhim me mjete nga fondet zhvillimore të BE-së”, tha Milevski.
Me Programin për bashkëpunim tejkufitar për periudhën 2014-2020 në kuadër të thirrjes së parë në fazë të realizimit janë 48 projekte. Para një muaji në Sofje janë nënshkruar kontrata për financim të 17 projekteve të reja në vlerë prej shtatë milionë eurove që do të zbatohen në pesë komuna në vend dhe në dy në Bullgari.
Milevski dhe Avramova kanë biseduar si më mirë t’i realizojnë mjetet për periudhën e ardhshme programore nga viti 2020. “Një nga propozimet është ndërtimi i plotë dhe vendosja në funksion e vendkalimit kufitar Klepalo afër Berovës. Nga ana jonë tashmë punohet në revitalizimin e rrugës deri te vendkalimi kufitar në gjatësi prej pesë kilometrave”, theksoi Milevski.
Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev pranoi në takim delegacionin e Republikës së Bullgarisë të udhëhequr nga ministrja për Zhvillim Rajonal dhe Urbanizëm, Avramova duke theksuar se investojnë në zhvillimin e infrastrukturës së komunikacionit, rritet bashkëpunimi ekonomik dhe biznes relacionet.
Në takimin e mbajtur në Qeveri, kryeministri Zaev theksoi se dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është arritur përparim i dukshëm në bashkëpunimin mes dy shteteve në shumë sektorë dhe është përforcuar dialogu politik.
“Qeveria e RMV-së, është e përkushtuar për intensifikimin e rrjetit rrugor bashkëkohor dhe cilësor, investojmë në sistemin e ujësjellësit si projekte të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe sigurimin e jetesës më cilësore për qytetarët. Investimet janë nxitje për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim me fqinjët për investime serioze në fushën e bujqësisë, industrisë së minierave dhe sektorëve të tjerë”, tha Kryeministri Zaev. Njëkohësisht, ai u falënderua për mbështetjen e madhe që Republika e Bullgarisë ia jep RMV-së në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE.
Në takim, u potencua përkushtimi i të dyja palëve për realizimin e projekteve të cilat kanë rëndësi të posaçme për lidhjen e ndërsjellë, duke u fokusuar në Korridorin 8, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes të dyja vendeve me mbështetje të fondeve nga Bashkimi Evropian.
U theksua se të dyja palët, RMV-ja dhe Bullgaria e intensifikojnë implementimin e Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim dhe theksuan se për këtë dëshmojnë më shumë memorandume për bashkëpunim të cilat janë nënshkruar deri më tani. .



