Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona nga Çairi i Shkupit. Gjatë kontrolli të mëparshëm policia kishte gjetur në vendbanimin e të arrestuarve një matëse digjitale në të cilën kishte mbetje të materies pluhur që dyshohet të jetë substancë narkotike. “Me datë 22.08.2019 në ora 13:15 personat, B.L. (50) dhe vëllai i tij M.L. (48) janë arrestuar në Stacionin Policor të Bit Pazarit, pas një kontrolli të mëparshëm nga policia në shtëpinë e tyre në Çair, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Shkup 1. Gjatë kontrollit, në…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja dhe të tjerëve, në të cilin ata akuzohen për korrupsion në rastin e njohur si “Ferronikeli”. Ky rast, i cili është edhe i shënjestruar për liberalizim të vizave, është kthyer në rigjykim, nga kolegji i Gjykatës së Apelit, në përbërje nga gjykatësit Afrim Shala, Abdullah Ahmeti dhe Hashim Çollaku, të cilët kanë vlerësuar se aktgjykimi i Themelores ka qenë i përfshirë me shkelje. Ndër të tjera, sipas Apelit, shkalla e parë ka dështuar të vërtetojë dashjen e të akuzuarve të cilët ishin shpallur…
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për media, bënë të ditur për kompletimin dhe dërgimin e dosjes për Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç. Deklarata e plotë e ministrit Tahiri: Në angazhimin tim për të sjell para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviç, sot kemi marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe e kemi proceduar tutje Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor Milan Radojçiq. Pavarësisht pengesave në hetime që janë shkaktuar nga pushteti në Serbi, si institucione përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin, ne…
Deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski përmes një komenti lëshuar në rrjetet sociale ka sqaruar se Këshilli i prokurorëve publik nuk mund të zgjedhin ushtrues detyre në Prokurorinë speciale pasiqë detyrë e tyre është që të zgjedhin vetëm në Prokurorinë publike, shkruan KOHA. “Sipas nenit 18 paragrafi 4 nga Ligji për prokurorinë publike, Këshilli i prokurorëve publik ka kompetencë të emërojë vetëm ushtrues detyre në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në zgjedhjen e drejtuesit e jot ë emërojë ushtrues detyre në prokuroritë tjera e as më pak të zgjedhë ushtrues detyre në Prokurorinë speciale publike. Ligji për…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bëri apel që të miratohet sa më shpejt ligji për prokurorinë publike. Kreu I ekzekutivit premtoi se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të vihen përpara përgjegjësisë. Secili që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Kështu është shprehur Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit Qendror të socialdemokratëve. Ai u ka bërë thirrje partive politike që sa më shpejt t`i përafrojnë qëndrimet dhe të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, ligj ky që është në seancë parlamentare, të martën. Kryeministri Zoran Zaev, lidhur me vendimin për pasardhës të Janevës,…
Qeveria dorëzon në Kuvend propozimet për emrat e rinj të ministrit të Financave, zëvendësministrave të Arsimit, Ekonomisë dhe Sistemit Politikë, si pjesë e rikonstruimit të Qeverisë, të cilët u shpalosen pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së të mbajtur mbrëmë. Në postin e ministrit të ri të Finacave është propozuar Nina Angellovska, Elizabeta Naumovska është propozuar për zv/ministre të Arsimit dhe Shkencës, Kiril Kolemishovskin për zv/ministër i Ekonomisë dhe Nexhat Mehmedoviq për zv/ministër në Ministrinë për Sistem Politik. Zaev tha se me këto propozime dërgohet mesazhi se “të rinjtë duhet të angazhohen, të luftojnë, dhe të arsimohen sepse…
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës edhe gjatë pushimeve të verës i kanë vazhduar angazhimet e tyre studimore për zgjerimin e njohurive të reja në lëmin e shkencave të mjekësisë. Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndëruniversitar në mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Trakisë, studentët e Fakultetit të Shkencave tëMjekësisë të Universitetit tonë, prej 22 korrik deri më 2 gusht 2019 kanë qëndruar në Edrene të Republikës së Turqisë për ta kryer praktikën profesionale. Vizita e tyre në Turqi pason vizitat e mëhershme të studentëve tanë që tashmë vite me radhë përfitojnë profesionalisht nga vizitat…
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev javën që vjen do të caktojë seancë për të filluar procedurat për shkarkimin e Prokurores speciale, Katica Janeva, si e dyshuara e tretë në rastin “Reket”. “Ne kemi marrë disa nga materialet, posa të marrim dhe pjesën tjetër do të thërrasim mbledhje të Këshillit të Prokurorëve dhe kjo mund të ndodhë javën e ardhshme,” tha Shterjev për Plusinfo.
Që nga viti 2014 e deri më sot, rreth 2 mijë persona të Kosovës janë përballur me ligjin, për vjedhje të votave dhe keqpërdorimeve në proceset zgjedhore. Njëzetenjë prej tyre janë dënuar me burg, 42 kanë marrë dënime me gjobë, derisa 1171 persona të tjerë, kanë marrë dënime me kusht. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), thonë se nuk kanë të dhëna të sakta për zgjedhjet para vitit 2014, sidomos për zgjedhjet e vitit 2010, ku ndodhën vjedhjet më të mëdha të votave që nga mbarim i luftës.
Mbi dy e treta (72%) e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut gjithmonë i përfaqësojnë interesat e partive të tyre politike dhe interesat personale (78%), tregon anketa e terrenit e bërë nga Instituti për Demokraci, e cila është zbatuar me 1.000 të anketuar për perceptimin e qytetarëve dhe opinionit për punën e Kuvendit në periudhën prej qershorit të vitit 2018-të deri në prill të vitit 2019-të, njofton Portalb.mk. “62% e qytetarëve vlerësojnë se Qeveria ka kontroll ndaj Kuvendit. Vetëm 17% e qytetarëve mendojnë se Kuvendi ka kontroll ndaj Qeverisë (ashtu siç është e parashikuar…
Hetimi për çështjen “Perandoria”, në të cilën akuzohet edhe biznesmenin Orce Kamçev, u pezullua pas miratimit të një mendimi paraprak juridik dhe për këtë arsye është i nevojshëm sa më shpejt që të jetë e mundur të miratohet ligji i ri për Prokurorinë Publike, deklaroi prokurorja publike, Lile Stefanova. “Nuk ka zgjidhje tjetër. Vetëm dispozitat e reja që do t’i përshtaten PSP-së dhe do t’i japin Prokurorisë Publike të rregullt të drejtën të ndërmarrë të gjitha veprimet në këto raste”, tha Stefanova. E pyetur nëse monitorohet pasuria e Kamçevit dhe a ka ngrirje të pronës, Stefanova tha se gjithçka është…
Këshilli i Prokurorëve publik e ka marrë raportin e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për gjitha aktivitetet në hetimet dhe parahetimet për “Reketin”, mes tyre për masën e paraburgimit që ishte shqiptuar ndaj prokurores speciale publike, Katica Janeva e cila është e dyshuara e tretë në rastin. Prokuroria të cilën e udhëheq Villma Ruskovska në raportin ka bërë kontroll të ndodhive dhe aktivitetet e ndërmarra lidhur me masat e deritanishme të “Reketit” ku të dyshuar janë edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski. Kryetari i Këshillit Kole Shterjov pasi ta merr njoftimin duhet të caktohet seancë ku…

