Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri edhe zyrtarisht i është bashkuar Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Në ceremonin që po mbahet në Qendrën e Kulturës në qytetin e Mitrovicës, është duke marrë pjesë edhe kreu i partisë në të cilën po kalon Bahtiri, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.
Në fjalimin e tij, Bahtiri ka folur duke treguar se sa shumë e do kryetarin e VV-së, duke u shprehur se atë e ka mik të zemrës.
Po ashtu, ka falënderuar aktivistët e AKR-së për mbështetjen e dhënë gjatë kohës që ishte në këtë subjekt.
Bahtiri pati edhe disa fjalë për institucionet qëndrore për të cilat tha se nuk e kanë përkrahur punën e tij.
Ndërkaq, lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me Bahtirin e aktivistët tjerë që iu bashkuan VV-së, ditën e zgjedhjeve do ta shndrrojnë në ditë të fitores.
Bahtiri gjatë kohës që ishte në krye të Mitrovicës njihet për skandalet e shumta, deklaratat kundërthënëse, si dhe premtimet e parealizuara. /Lajmi.net/



