Nëpër rrugët e Maqedonisë në aksidente rrugore për gjashtë muaj kanë humbur jetën 70 persona. Gjatë vitit 2018, sipas të dhënave të SPB Shkup, numri total i viktimave ka qenë 118. Për Forumin për aktivizëm qytetar viti 2019 është viti më i kobshëm. Ata kërkojnë ndryshme të menjëhershme sistematike. Të dhënat statistikore tregojnë, dhe kjo me siguri mund të vërtetohet, se viti 2019 është viti më tragjik gjatë 20 viteve të fundit, përcjell Telegrafi, transmeton Koha.mk “Nëse merrni shembull gjashtë muajt e para të vitit 2019 ka rritje prej 20% të viktimave në krahasim me vitin 2018, ndërsa në krahasim…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ka deklaruar se prokurorja speciale Katica Janeva është në një repart të posaçëm, kjo për shkak aspektit të sigurisë, shëndetësor dhe çfarëdo tjetër aspekt. Ai tha se Prokurorja Speciale është në pjesën e posaçme në Shutkë, për shkak se bëhet fjalë për prokuror special publik, që t’i bëhet vlerësim shëndetësore dhe siguri. “Ne kemi tre reparte dhe fatkeqësisht pas një kohe të gjatë, për herë të parë në historinë e paraburgimit dhe të burgut na ndodhë të kemi rreth 18-20 gra, më së shumti ka…
Prindërit e fëmijëve të cilët duhet të regjistrohen në shkollat fillore, deri më 31 gusht duhet të dorëzojnë vërtetim se fëmiu ka pranuar të gjitha vaksinat. Nëse nuk dorëzon kartonin vaksinal, fëmiu nuk do të pranohet në shkollë, paralajmërojnë nga Ministria e Arsimit. Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga shtatori do të kontrollojë statutin vaksinal të gjithë nxënësve, jo vetëm të parashkollorëve. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në Maqedoni, MRP vaksinë nuk kanë pranuar mbi 8000 fëmijë.
Partitë politike në Kosovë duhet ta formojnë shpejtë Qeverinë në mënyrë që mos të ketë vonesa për aspiratat e Kosovës për hyrjen në BE e NATO. Kështu ka thënë këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, në një deklaratë për Euronews, teksa shton se subjektet politike duhet ta krijojnë Qeverinë në një kohë sa më të shkurtë të mundshme, shkruan lajmi.net. “Është shumë e rëndësishme që menjëherë pas zgjedhjeve, të formohet një Qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur. E rëndësishme është të mos kalojnë muaj pa ndonjë marrëveshje mes partive për Qeverinë e re”, thotë ai. Siç shprehet…
Dje në Rugovë, një zyrtar policor është sulmuar nga ariu. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor, pasi është sulmuar nga ariu, shkruan lajmi.net. I njëjti në momentin kritik kishte qenë duke e trajtuar një rast. Zyrtari policor ka arrit ta shmang rrezikun e metejmë potencial duke ndermar veprimet e nevojshme në një situate të tillë. /Lajmi.net/
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje. I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ironizuar me aderimin e Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Lladrovci, Bahtirit i është referuar si “Gimi”, dhe ka thënë se ai ka vlera jashtëtokësore përcjell lajmi.net. Postimi i plotë i Lladrovcit pa ndërhyrje: Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me…
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka parë për së afërmi punimet në ndërtimin e nënkalimit për vetura dhe parkingje në Ferizaj. Projekti për ndërtimin e këtij nënkalimi, i quajtur simbolikisht “Bashkimi i Qytetit”, tashmë rreth 70 për qind është kryer. “Ndërtimi i nënkalimit për vetura dhe parkingje, i quajtur simbolikisht ‘Bashkimi i Qytetit’ për shkak lidhjes së dy pjesëve të ndara nga hekurudha, po shkon drejt fundit. Kjo është kryevepër e Agim Aliut, Kryetarit të Ferizajt. Kur qytetarët i bashkohen PDK-së, me investime milionëshe dhe projekte madhore, bashkohen lagjet, fshatrat dhe qytetet”, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Bashkë…
Drejtori Policisë në Pejë, Sami Shabanaj së bashku me bashkëpunëtor , ka pritur në një takim informues, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, të cilin e ka siguruar se do të jenë partner në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon. Fillimisht drejtori Shabanaj i uroj mirëseardhje Gjeneralit D’Addario. “Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë. Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë…
Një kishë në Shterpcë ka qenë cak i hajnave. Policia e Kosovës njofton se në fshatin Vrbeshtic të Shtërpcës dje disa persona të panjohur kanë depërtuar në brendi të kishës dhe kanë vjedhur para të gatshme. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/
Ish-deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, është emëruar sot Sekretar Organizativ i këtij subjekti politik. Arban Abrashi ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot është emëruar Sekretar Organizativ i këtij subjekti politik. Këtë e ka konfirmuar vet Abrashi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net. Ai thotë se në këtë post është zgjedhur me propozim të kreut të partisë, Isa Mustafës. “Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së”, ka shkruar Abrashi Abrashi thotë se detyrën…
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar se çfarë janë dakorduar në mbledhjen e Kryesisë së këtij subjekti politik. Avdullah Hoti, ish-shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se anëtarët e Kryesisë së re të këtij subjekti politik janë dakorduar që kryeministri i takon LDK-së dhe se mandatari do të caktohet të hënën, shkruan lajmi.net. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar po ashtu se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm do të diskutohet edhe për koalicionin e mundshëm parazgjedhor…
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në profilin e saj në Fejsbuk ka bërë të ditur se do të ngrit padi kundër portalit “Republika” për siç pohon, “gënjeshtrat kundër saj”. “Do ta padis ‘Republikën’ për gënjeshtrat, pasi reagimet deri te janë të panevojshme dhe të kota. Të gjithë e dimë se me tekstet e tyre ta panënshkruara, kanë punuar për ‘pronarët’ e tyre. Pronarët na e vodhën shtetin, ndërsa ata e kanë për detyrë të gënjejnë. Gënjejnë e manipulojnë me qëllim të vetëm që e shohim në vepër çdo ditë nëpër gjyqe: të pamundësojnë, shtyjnë e pengojnë çfarëdo procedure…

