Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka treguar se çfarë janë dakorduar në mbledhjen e Kryesisë së këtij subjekti politik.
Avdullah Hoti, ish-shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se anëtarët e Kryesisë së re të këtij subjekti politik janë dakorduar që kryeministri i takon LDK-së dhe se mandatari do të caktohet të hënën, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar po ashtu se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm do të diskutohet edhe për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Por, duhet kujtuar se Vetëvendosje po insiston që kryeministri i takon atyre dhe bartës i listës do të jetë Albin Kurti nëse arrihet koalicioni me LDK-në dhe duke e parë këtë këmbëngulësi të të dyja partive për postin e kryeministrit, është shumë e vështirë që të arrihet koalicioni parazgjedhor LDK-Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:
Sot, ne mbledhjen e pare te Kryesise se re te LDK-se u dakorduam se:
– nuk do te kemi koalicion me PDK-ne ne asnje situate,
– ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Pergjithshem do te diskutohet per koalicionin e mundshem me Vetevendosjen,
– posti i kryeministrit i takon partise me te madhe – LDK-se, dhe
– diskutimet per mandatarin e LDK-se do te mbyllen te henen. /Lajmi.net/



