Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ironizuar me aderimin e Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Lladrovci, Bahtirit i është referuar si “Gimi”, dhe ka thënë se ai ka vlera jashtëtokësore përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Lladrovcit pa ndërhyrje:
Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka.
Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar!. /Lajmi.net/



