Ish-deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, është emëruar sot Sekretar Organizativ i këtij subjekti politik.
Arban Abrashi ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot është emëruar Sekretar Organizativ i këtij subjekti politik.
Këtë e ka konfirmuar vet Abrashi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se në këtë post është zgjedhur me propozim të kreut të partisë, Isa Mustafës.
“Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së”, ka shkruar Abrashi
Abrashi thotë se detyrën e marrë do ta përkthej në punë për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit për qytetarët dhe shtetin.
“Detyrën e dhënë nga strukturat e partisë, do ta përkthej në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit të saj për shtetin dhe qytetarët”, është shprehur ndër të tjera ai. /Lajmi.net/



