Aleanca për Shqiptarët shprehë shqetësimin e sajë për mungesën e informacionit nga ana e MPB-së lidhur me rastin e veturës së inspektorit me të cilën transportoheshin lëndë narkotike.
Edhe pas më shumë se një javë organet kompetente nuk japin sqarime se cilat masa ligjore janë ndërmarrë nga ana e kontrollit të brendshëm pranë MPB-së lidhur me rastin e lartpërmendur.
Kush është inspektori vetura e të cilët është përdorur për transport dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe cilat masa janë ndërmarrë ndaj tij si pjesëtar i MPB-së?
Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka dënuar rastet e këtilla dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe prokuroria por opinioni ende nuk ka marrë asnjë sqarim zyrtarë.
Dilemat dhe dyshimet tona janë të bazuara në faktin se mungesa e transparencës për rastin në fjalë kanë të bëjnë me presionin politikë nga ana e BDI-së gjithnjë duke u bazuar në informacione jo-zyrtare të plasuara me media se vetura me të cilën është transportuar dhe shitur lëndë narkotike është pronë e një funksionari partiak të BDI-së nga Gostivari.
Kërkojmë nga Ministri Oliver Spasovski dhe zv.Ministri Agim Nuhiu që të japin përgjigje se cilat masa janë ndërmarrë nga ana e Ministrisë ndaj pjesëtarit të tyre dhe në cilën fazë të procedimi gjendet lënda përkatëse?
Aleanca për Shqiptarët
Tetovë
24 Gusht 2019



