Policia e Kosovës njofton se në fshatin Llapnasellë të Prishtinës një person derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, nga pakujdesia e kishte humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.



