Me temë “Komunikimet strategjike dhe integrimet euroatlantike: Implikime për vendet e Ballkanit Perëndimor”, që sot po mbahet në Ohër, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Kejt Mari Bërns theksoi se vetë organizimi dhe mbajtja e forumit në Ohër e demonstron gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut aktivisht të kontribuojë në në sigurinë bashkëpunuese, si edhe në procesin për integrim në institucionet e Evropës Perëndimore, veçanërisht në NATO.
“Shteti arriti në tentimet që të zgjidhen çështjet shumëvjeçare me fqinjët, i zbaton reformat e nevojshme, i zhvillin institucionet edhe atë jo vetëm për shkak të anëtarësimit në BE dhe NATO, por edhe për shkak të ndërtimit të një shoqërie më të sigurt dhe prosperuese. Ka edhe shumë që duhet të bëhet, por kaluat një rrugë të gjatë dhe të mundimshme dhe atë për një kohë të shkurtër që duhet të pranohet”, tha ajo, në këtë rast duke e pranuar kontributin e Maqedonisë së Veriut në sigurinë globale përmes pjesëmarrjes aktive në suaza të misioneve të NATO-s në botë.



