Gjykatësja Marija Kletniçka Markovska për me 13 shtator e caktoi diskutimin kryesor për lëndën “ Titanik 3”, transmeton Almakos.
Në arsyetimin gjykatësja tha se të akuzuarit do t`i dërgohet ftesë ku do të shkruhet “pjesëmarrje e obligueshme me arrestim”. Ftesa do t`i dërgohet edhe në adresën e shtëpisë edhe në adresën e vendit të punës.
Gjykata do të dërgoje edhe një njoftim deri në Parlament për terminin e seancës së radhës. Për seancën e radhës mbrojtja dhe prokurorët duhet që t`i marrin në pyetje të akuzuarit dhe t`i thuan fjalët përfundimtare.
Ejup Alimi edhe në fillim kërkonte shtyrjen e gjykimit për shkak të obligimeve në Parlament. Sot seanca është shtyrë pasi që Alimi është dashur që të jetë prezent në koordinimin e rregullt të së hënës. Personalisht kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi i ka nënshkruar njoftimet deri në gjyq se Alimi lut që të jetë prezent në takimet e rregullta koordinuese në Parlament.
Në “Titanikun” e tretë të PSP të akuzuar janë deputeti i BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, zëvendës drejtor i DAP në Shkup. Si anëtar të komisionit komunal zgjedhor në Cair, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë prishur material zgjedhor.
Sipas akuzës, Alimi dhe Guri kanë ndikuar direkt ndaj rezultatit zgjedhor dhe e kanë falsifikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Cairit për të realizuar forcë politike./Almakos/



