Rreth 38.000 biseda të përgjuara dhe SMS porosi të lidhura me rastin “Monstra” tani janë në duar të gjyqit. Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcit, është marr vesh se nga 5 shtatori në gjykatë do të nis me publikimin e këtyre bombave, transmeton Almakos.
Prokurorja Fatime Fetai nga Prokuroria Speciale Publike në njërën prej seancave të fundit informoi se pas përfundimit të kësaj pjese të procedurës ku si dëshmi shtesë do të paraqiten ekspertizat e reja nga 31 celular, gjykata do të propozoje me paraqitjen e audio incizimeve dhe transkriptove nga të gjitha bisedat që lidhen me rastin e që janë dërguar në PSP nga dhjetori i vitit 2015 nga partia politike LSDM.
Sot Fetai vërtetoi se në gjykatë do të prezantohen të gjitha materialet të cilat deri në PSP i ka dërguar LSDM-ja, por prokuroria do t`i prezantoje edhe bisedat që asaj iu janë dërguar personalisht. /Almakos/



