Komisioni Evropian vlerësoi se forcat politike maqedonase duhet që të gjejnë marrëveshje për zëvendësimin e Katica Janevës në pajtim me ligjin dhe potencuan se kjo gjë nuk ka asnjë rrol në këtë proces.
“Themelimi i Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoninë Veriore ishte pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos midis partive kryesore politike në vend”, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënëse e KE-së.
Ajo përkujtoi se Parlamenti e miratoi ligjin me të cilin etablohet PSP dhe e emëroi Katica Janveën në funksionin prokurore speciale publike.
“Zëvendësi i saj ose zëvendësja do të emërohet në pajtim me ligjet relevante të Maqedonisë Veriore dhe Bashkimi Evropian nuk ka pasur e as që do të ketë rrol në këtë proces”, shtoi Kocijancic./Almakos/



