Në seancën e sotme për rastin “Monstra” njëri prej të akuzuarve ka publikuar kërcënime me vdekje të dërguara ndaj tij, transmeton Almakos.
Fejzi Aziri i tregoi gjykatësit Stavrev se njëri prej policëve të burgut e ka kërcënuar me jetë, si dhe nuk iu janë mundësuar as të drejtat themelore.
Polici i përmendur që ishte prezent në gjykatë i mohoi këto akuza.
Me kërkesën e prokurores Fatime Fetare, ky rrëfim i Fejzi Azirit është shënuar procesverbal, derisa gjykatësi Stavrev ka theksuar se për këtë do të kontaktoje me drejtorin e burgut.
Në seancën e sotme për rastin “Montra” janë sjell dëshmi të reja, gjegjësisht transkripto, të cilat do të bëhen publike në seancën e radhës me 5 shtator./Almakos/



