Afera ‘Reket’ ka arritur përmasa të mëdha, pas arrestimit të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe të akuzuarit të dytë Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiceec, pas 40 ditëve pas arrestimit të tyre është arrestuar edhe shefja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, transmeton Almakos.
Portali A1on ka marr vesh se Bojan Jovanovski ka borxhe prej mijëra euro dhe duke shfrytëzuar miqësinë me Katica Janeva nuk ka paguar asgjë çka do që ka blerë.
Ai, sipas informacioneve të portalit, nuk e ka paguar as edhe një pjesë të mjeteve për televizionin për të cilin ka pasur borxh prej 200.000 euro, dhe nuk janë paguar paratë për hapësirën e huazuar ku gjendet televizioni.
“Ajo që me siguri është paguar është gardëroba e tij e cila kushton rreth 100.000 euro dhe të cilën e ka pasur para se të hapet rasti ‘Reket’ dhe para se t`i kërkoje paratë biznesmenit Orce Kamcev. Është paguar edhe parfumi prej 800 euro për Katica Janevën”, shkruan A1on.



