Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, sot nuk u paraqit në seancën gjyqësore për rastin ‘Titanik 3’, por ka vendosur që të shkoje për koordinim në Parlament, transmeton Almakos.
Gjykatësja Marija Kletniçka e lexoi arsyetimin për mungesën e deputetit të dërguar nga Parlamenti, por theksoi se data e sotme ka qenë e kontraktuar në pajtim me deputetin e akuzuar.
“Para mbajtjes së seancës së sotme të caktuar është dërguar njoftim nga Parlamenti, me të cilën njoftohet gjykata se Alimi në rrolin e deputetit dhe koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, po merr pjesë në takimet e rregullta koordinuese në Parlament që mbahen çdo të hënë”, deklaroi gjykatësja.
Ajo dha 15 minuta pauzë për të vendosur, por nuk precizoi çka. /Almakos/



