Me 26.08.2019 rreth orës 22.00 në afërsi të ish fabrikës “Staklara” në Gostivar, zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë-Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar i kanë arrestuar V.S.(22) nga Gostivari dhe J.V.(44) dhe M.N.(31), dytë nga Zdunje e Gostivarit, transmeton Almakos.
Personat në fjalë janë kapur me marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijoje padi adekuate penale.



