Me 26.08.2019 në ora 09.30 në udhëkryqin nga rrugët “Vinkovaçka”, “Prilepska” dhe ‘Radojca Noviciq’, në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ku B.C.(31) nga Republika e Shqipërisë, duke drejtuar veturën e tipit “ford transit” me targa nga Struga e ka goditur biçikletën e drejtuar nga B.S.(60) nga fshati Lakocerej i epërm, Ohër, transmeton Almakos.
Në aksident, biçiklisti është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Ohër.



