Një shofer i autobusit të Ndërmarrjes së Trafikut Publik është rrahur sot në lagjen Aerodrom në Shkup. Sipas informatave, shoferi është shtruar në Qendrën Emergjente dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Arsyeja e fillimit të rrahjes së tij nuk është bërë e qartë deri tash. Mësohet se ai i është i përkatësisë etnike shqiptare. Ndërkohë, ende nuk ka konfirmim zyrtar të rastit.



