Me 28.08.2019 në ora 02.35 në Stacionin Policor për vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore është arrestuar Z.C.(57) nga Kavadari, pasi që gjatë kontrollit në Evidencën Operative është konstatuar se është lëndë e gjurmimit për vepër penale, transmeton Almakos.
Z.C. është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.



