Me 30.08.2019 në ora 00.20 në vendkalimin kufitar Blato, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore janë arrestuar A.K.(26), I.K.(56) dhe Sh.C.(58) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos.
Shtetasit shqiptar kanë qenë me veturën e tipit “audi A4” me targa nacionale shqiptare, e drejtuar nga K.A., pasi që edhe vetura edhe personat në të kanë qenë në gjurmë në bazë të një telegrami të SPB Tetovë.



