Me 29.08.2019 në ora 10.15 është lajmëruar se në Kumanovë, në rrugën “13 nëntori”, vetura e tipit “tam” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga F.E.(53) nga Kumanova, e ka goditur këmbësorin B.A.(31), transmeton Almakos.
Në aksident këmbësori është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë për ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Kumanovë.



