Bekim Sali, sekretari organizativ i partisë Alternativa ka komentuar rreth ngjarjeve të fundit që ka ndodhur në një dasëm në Tetovë ku janë plagosur disa persona në mesin e tyre edhe djali i deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi, transmeton Almakos.
“Xhevatin nuk mund ta shihni nga foltorja e parlamentit, nuk mund ta dëgjoni duke “luftuar” për ndonje premtim të dhënë votuesve të tij. Emrin e tij vetëm mund ta dëgjoni në skandal ku parja dhe krimi janë të gërshetuar. Xhevati shkarkon njerëz nga puna , plagos njerëz nëpër dasma si dhe pasurohet brenda natës. Shkurtimisht ky është Xhevati i përkdheluri i DBI-VMRO-s dhe MVRO-s.”, shkroi ndërmjet tjerash në profilin e tij në Facebook, Bekim Sali./Almakos/



