Me 30.08.2019 rreth orës 14.25 është lajmëruar se në fshatin Arnaqi, Shkup, në hyrje të një lokali, E.J.(21) nga fshati Bukoviq, ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të N.Z.(35) nga fshati Bojanë, Shkup, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, deri te gjuajtja me armë ka ardhur pas një zënke paraprake midis një adoleshenti 16 vjeçar dhe Xh.J.(21) dhe E.J. (21), dytë nga fshati Bukoviq.
N.Z. është lënduar gjatë tentimit për t`i pajtuar. I lënduari është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.



